By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qofte kungulli me perime dhe erëza (vaj i ftohtë)
June 8, 2025
Mus qershie freskues
June 8, 2025
Kungulleshka nga furra me djathë dhe salcë majonezë
June 8, 2025
Pajisjet dhe miopia: oftalmologët shpjegojnë pse lodhja dixhitale është e dëmshme për shikimin tuaj
June 8, 2025
Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shega Hashani dhe Mohamed Sallama fitues të turnet “Ahmet Hoxha”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shega Hashani dhe Mohamed Sallama fitues të turnet “Ahmet Hoxha”
Sport

Shega Hashani dhe Mohamed Sallama fitues të turnet “Ahmet Hoxha”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 10:29 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Në palestrën e ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, u zhvillua turneu Përkujtimor “Ahmet Hoxha”, i 25-ti me radhë.

Morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe një nga Egjipti.

Para hapjes së turneut, një delegacion i përbërë nga kreu i Federatës së Pingongut, familjarëve të heroit Ahmet Hoxha dhe zyrtarëve nga Drejtorati Komunal i Sportit të Ferizajt, bën homazhe te varri i heroit Hoxha. Në hapjen zyrtare, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i FPPK-së z. Nehat Çitaku, si dhe drejtoresha e DKRS znj. Xhemile-Murati Shabani, e cila e shpalli të hapur turneun.

Turneu kaloi në atmosferë të mirë me shumë ndeshje interesante dhe me rivalitet, si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Vlen të përmendet ndeshja çerekfinale, ndërmjet Liridona Rexhajt dhe Alma Mehmetit, e cila zgjati pesë seta, në fund fitorja i takoi lojtares nga Shqipëria 3:2. Ndeshje tjetër interesante ishte ajo ndërmjet Shega Hashanit dhe Taibe Rulit. Taibja udhëhoqi 2:0 në seta dhe ishte në prag të befasisë së turneut, megjithatë në fund vendosi përvoja e Shegës dhe me meritë kaloi në gjysmëfinale.

Te meshkujt, Fatih Karabaxhaku luajti shumë mire ndaj egjiptianit Mohamed Sallama (në çerekfinale). Ndeshja kaloi me rivalitet shumë të forte dhe vetëm nuancat e vendosën epilogun e ndeshjes. Në saje të përvojës më të madhe, fitore shënoi Sallama dhe kaloi me meritë në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale u plasua edhe Alimemet Kaçaniku pasi e mundi Yll Malokun me 3:0 në seta. Megjithatë, ky ishte maksimumi i tij, pasi në gjysmëfinale hasi në kundërshtar më cilësor dhe humbi me 3:0 në seta.

Në gjysmëfinalen e femrave, Shega Hashani tregoi lojë shumë të mire dhe të pjekur ndaj Liridona Rexhajt dhe arriti të shënojë fitore të merituar me 3:1 në seta, duke dëshmuar edhe një here formë dhe cilësi të lartë. Mënyra si fitoi Shega ishte impresionuese, me pjekurinë dhe cilësinë e treguar.

Leoresa Imeri, me një lojë të bukur ofensive, e fitoi me shumë siguri gjysmëfinalen tjetër ndaj Emirjeta Isufit dhe me meritë kaloi në finale.

Blend Hajdari, tregoi lojë shumë të mire ndaj egjiptianit Sallama, madje e fitoi setin e dytë, të ndeshjes, por fitorja në fund i takoi Sallamas me 3:1 në seta.

Në konkurrencë e femrave patëm finale kosovare, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e lojtareve nga Shqipëria dhe cilësinë e tyre, ndërmjet Shega Hashanit dhe Leoresa Imerit. Leoresa rezistoi denjësisht ndaj Shega Hashanit, lojtares numër një në Kosovë, duke e rritur në maksimum paqartësinë e fituesit deri në pikët e fundit të setit final, por në fund Shega u tregua më e kujdesshme dhe fitoi me rezultatin 3:2 në seta.

Ndeshja finale ndërmjet Sallamas dhe Mahmutit ishte shumë e niveluar, ku u këmbyen goditje atraktive dhe veprime taktike, të cilat i sollën fitoren Mohamed Sallamas me 3:1 në seta. Si përfundim, i tërë turneu pati një rrjedhë të kënaqshme, si për nga organizimi ashtu edhe për nga cilësia e treguar e lojës..

Në fund, organizatori vendet e para i shpërbleu me medalje e mirënjohje dhe me të holla; Vendi i parë 400 €, vendi i dytë 200 € dhe vendi i tretë 100 €.

Shpërblimet u ndanë nga anëtarët e familjes Hoxha dhe kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku.

Renditja:

Femrat:

  1. Shega Hashani
  2. Leoresa Imeri
  3. Emirjeta Isufi
  4. Liridona Rexhaj

Meshkujt:

  1. Mohamed Sallama
  2. Kreshnik Mahmuti
  3. Alimemet Kaçaniku
  4. Blend Hajdari /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Nis ndeshja – Shqipëri – Ser

Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë

Shqipëri – Serbi, formacionet

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Harta që zbulon numrin e miliarderëve në vendet evropiane

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Zyrtarja e lartë amerikane vizitoi ushtarët amerikanë
Podujeva inicion procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore
Mendohuni mirë ë para se të votoni!
Rama i ofron mbështetje Polonisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?