By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush ishte presidenti iranian, Ebrahim Raisi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kush ishte presidenti iranian, Ebrahim Raisi?
Rajon / Botë

Kush ishte presidenti iranian, Ebrahim Raisi?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 12:29 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Ebrahim Raisi, presidenti iranian ultrakonservativ, që parashihej të bëhet lideri i ardhshëm suprem i vendit, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Një helikopter, në të cilin ka qenë Raisi dhe ministri i tij i Jashtëm, është rrëzuar në teren malor në veriperëndim të Iranit, më 19 maj, teksa ka qenë duke u kthyer nga një vizitë prej Azerbajxhanit fqinj, dhe për pasojë të gjithë anëtarët në bord kanë vdekur.

Raisi, figurë e afërt për kohë të gjatë me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka qenë më parë shef i gjyqësorit, kur dyshohet të ketë luajtur rol kyç në një prej kapitujve më të errët të Republikës Islamike.

Kleriku i linjës së ashpër do të kujtohet për mbikëqyrje të shtypjes brutale të protestave të pashembullta të vitit 2022, dhe ashpërsimit të ligjeve të lidhura me moralin.

Qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, kur forcat qeveritare i kanë shtypur protestat e atij viti, të cilat kanë përbërë sfidën më të madhe në dekada për udhëheqësit klerikë.

Raisi e ka mbrojtur shtypjen e protestave dhe i ka akuzuar qeveritë e huaja, dhe grupet opozitare për nxitje të marsheve.

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se presidenca e Raisit është shënuar prej tërmeteve në rritje shoqërore dhe politike, dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Perëndimin.

“Udhëheqja e tij e reflekton një trend të politikbërjes gjithnjë e më të izoluar në krye të Iranit, pasi kështu konsolidohet kontrolli ultrakonservativ”, ka thënë ai.

‘Kasapi i Teheranit’

Raisi është shkolluar në qytetet e shenjta shiite në Qom dhe Mashhad, ku ka lindur, më 1960.

Ai më pas ka studiuar për teologji dhe jurisprudencë islamike, sipas udhëzimeve të Khameneit dhe klerikëve tjerë të fuqishëm.

Kritikët e Republikës Islamike e konsiderojnë Raisin si “kasap të Teheranit” për rolin e tij të dyshuar në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë më 1988, kur ka qenë zëvendësprokuror i Teheranit.

Më 1989, vitin kur Khamenei është bërë lider suprem, Raisi është emëruar kryeprokuror i Teheranit.

Ai e ka mbajtur atë pozitë deri më 1994, kur i është kërkuar të udhëheqë Organizatën Shtetërore të Inspektoratit, një trup gjyqësor, dhe atë pozitë e ka mbajtur për 10 vjet.

Shefi i pushtetshëm i gjyqësorit, Mahmud Hashemi Shahrudi e ka emëruar Raisin si zëvendësin e vet më 2004.

Pas një dekade në atë rol, Raisi është emëruar prokuror i përgjithshëm i Iranit, më 2014.

Dy vjet më vonë Khamenei e ka shpallur atë kujdestar të një faltoreje në Mashhad dhe një prej fonacioneve më të pasura të Iranit.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, Raisi nuk ka arritur të mposhtë kandidatin e atëhershëm, më vonë presidentin, Hassan Rohani.

Atëherë, Raisi ka siguruar 38 për qind të votave.

Dy vjet më vonë, Khamenei është emëruar shef i gjyqësorit të Iranit.

Të njëjtin vit, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar Raisin dhe tetë persona tjerë që përbëjnë rrethin e ngushtë të Khameneit.

Raisi ka garuar për herë të dytë për president më 2021, në procesin zgjedhor që është konsideruar si pa kundërkandidat.

Dhjetëra kandidatëve të moderuar dhe pro-reformave, u është pamundësuar kandidimi.

Në atë proces është regjistruar dalja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet presidenciale prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Ngjitja e Ebrahim Raisit në presidencë, në vend që të hetohej për krimet kundër njerëzimit, për vrasje, zhdukje me forcë dhe torturë, përbën përkujtim të trishtë që pandëshkueshmëria mbretëron në Iran”, pati thënë Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, pas fitores së Raisit në zgjedhje.

Fitorja e Raisit e ka konsoliduar autoritetin e zyrtarëve të linjës së ashpër në Iran, të cilët i dominojnë tri degët kryesore të pushtetit.

Nën administratën e Raisit, Irani i ka thelluar lidhjet me Kinën dhe Rusinë, dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe Izraelin, armikun më të madh të Teheranit.

Në zgjedhjet e mbajtura në mars të këtij viti, Raisi e ka siguruar ulësen në Asamblenë e Ekspertëve, trup që zgjedh liderin suprem të vendit.

Vdekja e Raisit do të mund të komplikojë tani planin e Khameneit për zëvendësimin e tij, pasi të largohet nga pushteti.

Raisi ka lënë mbrapa vetës gruan Jamileh Alamolhoda dhe dy vajza. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington

Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fundi i Shengenit?

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Hoxha: Afrimi ishte një epror policie shembullor, trim dhe njëri i dashur
Fondacioni Nobel tërhoqi ftesat për ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë
Bizneset e Dmitry Patrushevit, pasardhësit të mundshëm të Putinit
Zjarret nëpër kompani, të qëllimta apo aksidentale?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?