By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush ishte ministri i Jashtëm i Iranit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kush ishte ministri i Jashtëm i Iranit?
Rajon / Botë

Kush ishte ministri i Jashtëm i Iranit?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 12:34 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, një figurë konservatore që gëzonte mbështetjen e Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), vdiq në moshën 60-vjeçare.

Amir-Abdollahian dhe presidenti ultra-konservator, Ebrahim Raisi, po ktheheshin nga një vizitë në kufi me Azerbajxhanin, më 19 maj, kur helikopteri i tyre u rrëzua në veriperëndim të Iranit, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Kryediplomati iranian ishte dyshues ndaj Perëndimit dhe mbështetës i zëshëm i “boshtit të rezistencës” – një rrjet i grupeve militante të Iranit që kundërshtojnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Emërimi i tij në vitin 2021 u pa si mungesë e vullnetit të administratës së Raisit për t’u angazhuar me Perëndimin. Thuhej se ai fliste rrjedhshëm gjuhën arabe, ndërsa anglishtja e tij dukej e kufizuar.

I lindur në qytetin verior të Damghanit, në vitin 1960, Amir-Abdollahian nuk u regjistrua për të luftuar në luftën shkatërruese midis Iranit dhe Irakut më 1980-88.

Ai ndoqi universitetin dhe kreu doktoraturën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai u ngjit shpejt në shkallët e Ministrisë së Jashtme dhe pozita e tij e parë ishte në Ambasadën e Iranit në Irak, në fund të viteve 1990.

Diplomati i ri, atëkohë, u emërua në një delegacion prej tre personash, për ta përfaqësuar Iranin në bisedimet e rralla me Shtetet e Bashkuara për luftën në Irak.

Amir-Abdollahian shërbeu në role të ndryshme në ministri, përfshirë ambasador në Bahrejn, zëvendësministër për Çështjet Arabe dhe Afrikane dhe udhëheqës i Departamentit të Gjirit Persik.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian (majtas) ulur pranë presidentit iranian, Ebrahim Raisi.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian (majtas) ulur pranë presidentit iranian, Ebrahim Raisi.

Përfshirja e tij në marrëdhëniet e Teheranit me Irakun dhe në aktivitetet e IRGC-së në fqinjin perëndimor të Iranit, i mundësoi atij të krijonte një marrëdhënie me Qasem Soleimanin, komandant i Forcës Quds – krahut jashtë shtetit të IRGC-së. Soleimani u vra në një sulm ajror të SHBA-së pranë Bagdadit, në vitin 2020.

Përpara se të emërohej ministër i Jashtëm, ligjvënësi konservator, Ali Alizadeh, e cilësoi Amir-Abdollahianin si “Soleimani i diplomacisë”.

Në vitin 2016, mes thashethemeve se kishte konflikt me ministrin e atëhershëm të Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, ai e refuzoi ofertën për t’u bërë i dërguar i Iranit në Oman dhe u largua nga ministria.

Por, shpejt pas kësaj, Amir-Abdollahian u emërua këshilltar për punët e jashtme i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Ali Larijani, ku qëndroi derisa u emërua ministër i Jashtëm.

Amir-Abdollahian la pas gruan dhe dy fëmijët e tyre.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
ShBA-ja kritikon Rusinë për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit
ShBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen
Riaktivizohen zjarret në Prevallë, qytetarët bëjnë thirrje për intervenim
Zyrtari i Prokurorisë së Shtetit Hyseni me zyrtarë të UNDP diskutojnë platformën elektronike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?