By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat izraelite i vrasin shtatë palestinezë në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat izraelite i vrasin shtatë palestinezë në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Forcat izraelite i vrasin shtatë palestinezë në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 1:09 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite e kryen një operacion kundër një bastioni militant në Bregun e uzurpuar Perëndimor të martën, duke i vrarë së paku shtatë palestinezë, përfshirë një mjek, sipas autoriteteve lokale.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën militantët gjatë një operacioni në Xhenin, një qytet në veri të Bregut Perëndimor. Ky qytet, së bashku me një kamp refugjatësh ngjitur, kanë qenë për kohë të gjatë bastion i luftës së armatosur kundër Izraelit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se, së paku shtatë palestinezë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën. Identiteti i tyre nuk u bë i ditur menjëherë.

Grupi militant palestinez Islamic Jihad tha se luftëtarët e tij u përleshën me forcat izraelite.

Megjithatë, sipas Wissam Abu Baker, drejtor i spitalit qeveritar në Xhenin, kirurgu specialist i kësaj qendre mjekësore, Ossayed Kamal Jabareen, ishte në mesin e të vdekurve.

Ai u vra rrugës duke shkuar në vendin e punës, tha Abu Baker.

Xhenini, i cili shihet si bastion i militantëve, ka qenë cak i sulmeve të shpeshta izraelite, shumë kohë para se të niste lufta e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit vdekjeprurës nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor.

Gati 500 palestinezë janë vrarë nga luftimet në Bregun Perëndimor, shumica e të cilëve militantë, si dhe të tjerë që kanë hedhur gurë, apo mjete shpërthyese ndaj trupave izraelite. Por, janë vrarë edhe të tjerë që nuk janë përfshirë fare në konfrontime.

Është rritur edhe dhuna mes kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe palestinezëve.

Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967, së bashku me Jerusalemin lindor, të cilin më vonë e aneksoi, dhe Rripin e Gazës, nga i cili i tërhoqi trupat dhe kolonët më 2005.

Palestinezët i kërkojnë këto territore si pjesë të një shteti të tyre të pavarur në të ardhmen, por shpresat për këtë janë zbehur prej se shpërtheu lufta në Gazë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hill për televizionin rus: Përpjekjet e Rusisë për të prishur integrimin e Serbisë në BE do të dështojnë

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Putini dyfishoi shumën e përgjithshme për të shkuar në luftë
Kurti: Antonio Belushi një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar
Osmani: Lajçak e nisi ditën me takim me Ali Ahmetin
Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?