By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri, thotë banka
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri, thotë banka
Lajme

Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri, thotë banka

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 1:18 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Mjetet e të gjithë klientëve të Bankës Kursimore të Postës janë të sigurta dhe nuk do të dëmtohen pas aksionit policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës, tha të martën banka serbe.

Në një njoftim për media, banka tha se, përkundër “ndalimit të përkohshëm” të funksionimit të degëve në veri të Kosovës, klientët mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare në degët më të afërta, të cilat ndodhen në vendkalimet kufitare me Kosovën: Jarinjë, Bërnjak, Merdare dhe Konçul.

Po ashtu, të gjithë punëtorët e Bankës Kursimore të Postës në veri të Kosovës mbeten të punësuar, sipas njoftimit.

Serbia ngriti degë të improvizuara të kësaj banke, të destinuara për serbët nga Kosova, në afërsi të katër pikave kufitare muajin e kaluar.

Autoritetet në Kosovë kryen të hënën një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë (mbi 600.000 euro), rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

Aksionin policor në veri, zyrtarë të lartë në Serbi e dënuan ashpër, duke e cilësuar “të paligjshëm”.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) tha se është i zhgënjyer që Policia e Kosovës ndërmori aksion në zyrat financiare në veri të Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASh-i shtoi se aksioni nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe përshkallëzon tensionet.

Aksioni i autoriteteve të Kosovës u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti izraelit: Ne nuk jemi të përfshirë në shpërthimet e pagerëve të Hezbollahut

Kosova Times Kosova Times September 22, 2024
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
FFK padi mediave për shpifje dhe shantazh mediatik
Hill: Mirë që u inkuadruan zyrtarët e lartë evropian në dialog
Një foto nga Mariupol u bë fotografia e vitit sipas World Press Photo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?