By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri izraelit: Kërkesa e GjNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministri izraelit: Kërkesa e GjNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur
Rajon / Botë

Ministri izraelit: Kërkesa e GjNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 1:51 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) se po përpiqet t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u vetëmbrojtur, pasi kryeprokurori i saj njoftoi se po kërkon fletarrestime për liderët e Izraelit dhe ata të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Tentimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, për ta zhbërë krijimin [e Izraelit] nuk do të ketë sukses. Paralelja që prokurori bëri mes grupit terrorist Hamas dhe shtetit të Izraelit, është përbuzëse dhe e neveritshme”, tha Gallant në 20 maj.

Kryeprokurori i GjNP-së, Karim Khan, tha të hënën se beson se Netanyahu, ministri Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

Në lidhje me liderët izraelitë, Khan në mënyrë specifike i nënvizoi si arsye për fletarrestime “shkaktimin e urisë tek civilët si mjet lufte”, “shkaktimin e vuajtjeve të mëdha me qëllim”, “udhëheqjen e qëllimshme të sulmeve ndaj popullsisë civile” dhe “veprimet e tjera çnjerëzore”.

Khan i akuzoi tre liderët e Hamasit se janë përgjegjës për “shfarosje”, “rrëmbim”, “përdhunim dhe vepra të tjera të dhunës seksual “, “torturë” dhe “vepra çnjerëzore”.

Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet.

Zëdhënësi i GjNP-së, Fadi Al-Abdallah, i tha Radios Evropa e Lirë se gjykatësit do të “marrin vendimin e tyre brenda afateve”, por nuk specifikoi ndonjë datë.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.

Izraeli e ka mohuar se ka kryer ndonjë krim gjatë luftës tashmë shtatëmujore në Gazë.

Kërkesa e kryeprokurorit të GjNP-së ka shkaktuar reagime të shumta nga e gjithë bota, për dhe kundër veprimit të Khan.

Franca dhe Belgjika thanë se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të GjNP për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Jashtme e Francës tha se e “mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj, dhe luftën kundër mosndëshkueshmërisë në të gjitha situatat”.

“Krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht patjetër në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është kryerësi”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar Netanyahun dhe Gallantin, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ka asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.”

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vatikani pranon ta bekojë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, me kushte të caktuara

Kosova Times Kosova Times December 18, 2023
Kosova përballë presionit – ja cilat modele të merren parasysh për themelimin e Asociacionit!
Kërkohej nga Interpol, serbi arrestohet nga Policia e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës U18 ka mbajtur grumbullimin e radhës
Krasniqi: PDK po rritet, po fuqizohet dhe po rikthehet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?