By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Një recetë për pastrimin e arterieve që ka kënaqur mijëra njerëz: Zemra punon si mekanizëm ore!
January 13, 2026
Vret helmet dhe është më e fortë se hudhra: Kjo rrënjë është antibiotiku më i fuqishëm natyror dhe nuk lë erë të keqe të gojës
January 13, 2026
Oktapod me spageti të shkurtra
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të ShBA-së
Rajon / Botë

Rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 8:41 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se kanë rrëzuar një dron amerikan që po fluturonte mbi Jemen. Ushtria amerikane pranoi raportimet për këtë çështje, por nuk komentoi.

Nëse konfirmohet, atëherë do të ishte droni i dytë i llojit MQ-9 Reaper i rrëzuar nga rebelët Huthi në javën e fundit, teksa rebelët jemenas po vazhdojnë fushatën e tyre të sulmeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Të premten e kaluar, rebelët jemenas pretenduan se kanë rrëzuar një dron amerikan mbi provincën Marib, disa orë pasi në mediat sociale qarkulluan pamje që dukej se shfaqnin një dron MQ-9 Reaper të shkatërruar.

Zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha më 21 maj se droni u rrëzua nga një raketë tokë-ajër. Ai nuk tregoi se kur ndodhi rrëzimi i dronit, por pretendoi se droni “po kryente misione armiqësore” mbi provincën Bajda në jug të Jemenit.

Që kur ka nisur lufta civile në Jemen më 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll shumicën e pjesës veriore të shtetit dhe kryeqytetin Sana, Ushtria amerikane ka humbur të paktën pesë dronë nga sulmet e rebelëve.

Një dron Reaper kushton rreth 30 milionë dollarë. Ky lloj i dronëve mund të fluturojë në një lartësi prej mbi 15.000 metrash dhe mund të qëndrojnë në ajër për 24 orë.

Rebelët Huthi muajve të fundit kanë intensifikuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke kërkuar që Izraeli t’i japë fund luftës në Gazë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani, rebelët Huthi kanë kryer më shumë se 50 sulme ndaj anijeve, kanë kapur një prej tyre dhe një tjetër e kanë fundosur, sipas të dhënave të administratës amerikane.

Rebelët Huthi javën e kaluar thanë se sulmuan me raketa një luftanije amerikane në Detin e Kuq. Megjithatë, ushtria amerikane tha se luftanija pengoi raketën balistike të lëshuar nga rebelët.

You Might Also Like

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Zyrtari iranian: Rreth 2,000 njerëz të vrarë në protesta

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si ndikojnë kanalet pro-ruse të Telegramit në zgjedhjet rumune

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Moti ne Shqipëri me diell , temperatura deri në 33°C
Elita e futbollit vjen sot me dy superduele
Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta
Bloomberg: Izraeli ndalon paralajmërimin e Rusisë për sulmet në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?