By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dumani: Krimi shqiptar, i shtrirë në gjithë vendin dhe i përfshirë në tregun ndërkombëtar të drogave të forta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dumani: Krimi shqiptar, i shtrirë në gjithë vendin dhe i përfshirë në tregun ndërkombëtar të drogave të forta
Rajon / Botë

Dumani: Krimi shqiptar, i shtrirë në gjithë vendin dhe i përfshirë në tregun ndërkombëtar të drogave të forta

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 8:30 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar raportoi sot para dy komisioneve të Kuvendit për tregje kriminale shqetësuese dhe për grupe aktive në territore të gjera nga Tirana, Durrësi, Vlora e Gjirokastra dhe deri tek Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

Krimet më të shpeshta janë vrasjet, trafikimi i narkotikëve, tregtimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i makina të vjedhura për ngjarje kriminale, si dhe korruptimi i njerëzve të ligjit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, bëri të ditur deputetëve se në Tiranë dhe disa qytete bregdetare këto grupe kriminale merren kryesisht me pastrimin e parave të paligjshme.

“Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimi në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike si Vlora, Durrësi dhe Lezha. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose në të afërm të të dyshuarve”, tha zoti Dumani.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance dëgjimore me Komisionin e Ligjeve dhe me Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, ku është dorëzuar një raport vjetor mbi veprimtarinë e këtij institucioni.

Ndërsa ka regjistruar 299 procedime të reja, Prokuroria e Posaçme ka hetuar 750 procedime penale, më shumë se gjysma të mbartura nga një vit më parë. Statistikat e këtij institucioni tregojnë veçse shtim të punës hetimore dhe ndëshkuese ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zoti Dumani theksoi se Prokuroria e Posaçme ka hetuar 863 materiale, për të cilat 7 nga çdo 8 dosje vendosi nisjen e hetimit, madje ka rritur ndjeshëm edhe nisjen e hetimeve kryesisht me nismën e vet.

Ai kërkoi shtimin e prokurorëve për shkak se puna në këtë institucion është shtuar mjaft, se kriminaliteti ka hyrë në një fazë të sofistikimi dhe teknologjie, ndërsa propozoi që mandati i prokurorëve duhet të ripërtërihet, në mënyrë që t’u shkohet deri në fund çështjeve gjyqësore.

Një nga skemat e pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane, tha zoti Dumani, ndërsa veçoi një operacion në këtë fushë.

“Në një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësuesve të mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave, që pastaj do të transferoheshin jashtë vendit po me ndihmën e biznesit vendas. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë dhe FIU-t- tashmë Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, tha zoti Dumani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme tha se në një vit u sekuestruan 41 milionë euro pasuri të paligjshme, pasi u kryen 22 hetime pasurore.

Ai tha se GjKKO ka marrë 20 vendime për konfiskimin e 4 pasurive të paluajtshme 11 pasuri të luajtshme si dhe para në cash, si dhe janë dënuar 9 zyrtarë të nivelit të lartë. Për korrupsionin janë shënuar deri tani 909 procedime penale dhe përgjimet janë shtuar ndjeshëm, po ashtu.

Sipas tij, u regjistruan 3 procedime për terrorizëm, kryesisht për mbështetje të dhunës përmes internetit.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme ka nisur autoriteteve gjyqësore jashtë vendit 122 kërkesa për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu ka një rritje të kërkesave për ekstradim dhe për shpalljen e personave në kërkim ndërkombëtar

“Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikimit të drogave të forta, duke pasur dhe kontrolluar trafikun në cikle të mbyllura dhe duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale kanë aktivitet edhe në tregje ndërkombëtare kriminale, kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe si dhe në rajon”, tha zoti Dumani.

Prokuroria e Posaçme ka nisur 97 kërkesa për gjykim me 547 të pandehur për krim të organizuar dhe për korrupsion.

Ndërkohë janë ekzekutuar 79 vendime gjykate dhe janë dënuar 269 të pandehur, 160 nga të cilët me burgim, ose sa 60% e tyre.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se bashkëpunimi i policisë me krimin është realitet, duke e cilësuar si ulëritës faktin që ndërsa mijëra punonjës policie sakrifikojnë përditë përballë krimit, disa drejtues policorë kanë rezultuar si të lidhur me krimin e organizuar, mes tyre, ish-drejtori i njësisë operacionale, disa drejtues komisariatesh apo shefa krimesh.

Ndjekjes nga Prokuroria e Posaçme nuk u kanë shpëtuar as prokurorë dhe gjyqtarë. Prokuroria e Posaçme ka hetuar 4 ish-magjistratë, të cilët u shkarkuan nga procesi i vetingut dhe 2 ish-magjistratë janë dënuar.

Po ashtu vjet u arrestua një prokuror në detyrë dhe u procedua një gjyqtare në detyrë nga SPAK-u, drejtues të të cilit janë të vetëdijshëm se nuk janë ta imunizuar nga korrupsioni as ata gjyqtarë e prokurorë që kanë kapërcyer me sukses procesin e vetingut.

Prokuroria e Posaçme ka qenë në qendër të akuzave nga një pjesë e opozitës, por zoti Dumani tha se kjo prokurori është e shurdhër ndaj çdo presioni apo sulmesh politike.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Thesari amerikan lejoi përkohësisht transaksionet me bankat ruse

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Abdixhiku: Çekaj do të mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë
Holokausti: heronjtë dhe viktimat e getos Mogilev
Furnizimi me energji elektrike: situata aktuale dhe masat që po ndërmerren
Shtetet e Ballkanit “duhet të marrin vendime të vështira shpejt”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?