By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nikolla: Shqipëria dhe Sllovenia, partnere të besueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nikolla: Shqipëria dhe Sllovenia, partnere të besueshme
Rajon / Botë

Nikolla: Shqipëria dhe Sllovenia, partnere të besueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 10:01 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e kryetares, Lindita Nikolla, u mblodh sot në seancë të posaçme, gjatë së cilës presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përshëndeti Kuvendin.

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik.

Para zhvillimit të seancës, presidentja Nataša Pirc Musar, u prit në një takim të veçantë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh e parlamentar mes dy vendeve dhe mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në nisje të seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, nënvizoi se presidentja Nataša Pirc Musar.

“Është udhëheqësja e një vendi mik dhe partner, mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Presidentja Musar është një politikane e shquar, me një karrierë të spikatur në drejtimin e institucioneve, media, dhe çështjet humane e ligjore. Sllovenia është një vend mik i Shqipërisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona vjen duke u zgjeruar”, theksoi Nikolla.

“Ne i jemi mirënjohës Sllovenisë për mbështetjen e fuqishme të integrimeve euroatlantike të Shqipërisë, pranimin në NATO dhe mbështetjen e pakushtëzuar, aktive dhe të fuqishme për anëtarësimin në BE, për mbështetjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor; për bashkëpunimin dypalësh në rritje; për mbështetjen e Kosovës, anëtarësimit e kontributit të saj në organizatat ndërkombëtare”, shtoi Nikolla.

“Shqipëria dhe Sllovenia janë partnerë të besueshëm në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare si edhe kontribuues për zhvillimin, sigurinë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë”, tha Nikolla.

“Shqipëria dhe Sllovenia dallohen për një pjesëmarrje të lartë të grave në jeten politike e parlamentare si edhe qeverisjen e vendit. Kë këtë aspekt, të dy vendet tona përfaqësojnë një histori suksesi. Por kjo përbën edhe një sfidë për ne, gratë, për të realizuar deri në fund pritshmërisë e larta të qytetarëve të vendeve tona”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falënderoi presidenten Nataša Pirc Musar për fjalën dhe mesazhet drejtuar Kuvendit, institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nënvizoi se Kuvendi do të vijojë të mbështesë marrëdhëniet, partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentarë me Republikën e Sllovenisë, për mirëqenien e njerëzve tanë, zhvillimin dhe paqen.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diplomatët Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Në krye te shoqatës historike ruse ne Serbi ish kreu i BIA
Nëse Albin Kurti dëshiron t’i ketë edhe në të ardhmen votat e qytetarëve, urgjentisht duhet ta shkarkon Rifat Latifin nga detyra e ministrit të shëndetësisë
Ikona e lajmeve Mustafë Muçaj rikthehet në ekran, në 25-vjetorin e RTK-së
Zjarr ne Greqi, humb jetën 55-vjeçari që mori pjesë në operacionin e shuarjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?