By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç
Rajon / Botë

Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 11:38 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Shemsudin Mehmedoviq , deputet në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës, tha se me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, është bërë një qasje e kënaqshme në aspektin formalo-juridik, sepse BeH ka fituar një akt të fuqishëm juridik për betejën e mëtejshme ndërkombëtare.

Ai tha se viktimat tani janë të inkurajuar për të kërkuar dëmshpërblim.

“Preventiva e gjenocidit është efekti kyç i kësaj rezolute e miratuar në OKB, sepse të gjitha vendet në botë, edhe ato që ishin kundër, do të mësojnë se në Bosnjë e Hercegovinë ka qenë gjenocidi”, tha Mehmedoviq, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai komentoi veprimin e Vuçiqit në Asamblenë e OKB për të cilin tha se ishte një lojë e re e tij. Vuçiq, shtoi ai, ka marrë pjesë në të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur në BeH, por edhe situatën në vend në momentin e votimit të Rezolutës në Asamblenë e KS të OKB-së

“Sot gjithçka ka shkuar mirë, përveç provokimeve nga ana e Millorad Dodikut, i cili ka mbajtur sesion të qeverisë, ku ka paraqitur një shfaqje të tij në kuptimin e mosnjohjes së gjenocidit në Srebrenicë, si dhe deklarata e tij për fillimin e ndarjes së Republikës Serbe nga BeH”, tha Mehmedoviq.

Ai theksoi se këto veprime i kanë vrojtuar me kujdes, derisa shtoi se njerëzit megjithatë janë të shqetësuar se mos rikthehen vitet e ’90-ta.

Mehmedoviq për Dodikun tha se karriera e tij politike ka përfunduar, sepse, vuri në dukje ai, është transformuar nga një socialdemokrat në një radikal, që tenton të jetësojë politikat e viteteve të ‘90-ta në hapësirat e BeH-së.

Ndërkaq për politikëbërësit aktualë në Serbi, Mehemdoviq tha se ata jetojnë në një botë ireale, me moton “Bota Serbe”, si dikur “Të gjithë serbët në një shtet”, teksa shtoi se stabiliteti në rajon mund të ndryshojë në momentin kur Serbia njeh gabimin politik që ka bërë dikur, se një gjë është kryer në hapësirat e Ballkanit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar propozim-rezolutën për shpalljen e 11 korrikut “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase.

Për gjenocidin mbi së paku 8 mijë e 372 boshnjakë dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës të Bosnje e Hercegovinës, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK edhe në Bruksel

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
Rusia e shpall të përfunduar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve
Burri raporton në polici: U rraha nga gruaja dhe dy djemtë
Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë
Mbylli sezonin pa trofe, Ronaldo nuk e fsheh zhgënjimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?