By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”
January 28, 2026
Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake
January 28, 2026
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg për korrupsion
January 28, 2026
Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë
January 28, 2026
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli vazhdon sulmet në Rafah pavarësisht urdhrit të GjND-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli vazhdon sulmet në Rafah pavarësisht urdhrit të GjND-së
Rajon / Botë

Izraeli vazhdon sulmet në Rafah pavarësisht urdhrit të GjND-së

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 9:45 AM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës, përfshirë edhe qytetin Rafah, më 25 maj, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi që të ndalë operacionet ushtarake në qytetin më jugor të enklavës.

Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GjND-së ka ndikuar në planet e tij.

“Izraeli nuk ka dhe nuk do të kryejë operacione ushtarake në zonën e Rafaut që do të krijoni ‘kushte jetese që do të shkaktonin shkatërrimin e popullatës civile, tërësisht apo pjesërisht’”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi përmes një deklarate, duke përdorur fjalët që ishin pjesë e vendimit të GjND-së.

Më herët gjatë 25 majit, disa orë pas vendimit të GjND-së, Izraeli kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës, teksa luftimet mes trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po vazhdojnë.

Më 24 maj, në vendimin e GjND-së u tha se Izraeli duhet “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij në Rafah dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që të adresojë krizën humanitare në mbarë rajonin. Masat përfshijnë edhe rihapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah me Egjiptin, në mënyrë që të hyjë ndihma humanitare në Gazë.

Ky urdhër është pjesë e rastit të ngritur pranë gjykatës nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për gjenocid dhe i ka kërkuar gjykatës që të lëshojë urdhër që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Rafah.

Në vendimin e GjDN-së më 26 janar, gjyqtarët vendosën që Izraeli duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar kryerjen e gjenocidit gjatë ofensivës së tij në Gazë, që Izraeli e nisi në kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit. Megjithatë, GjND-ja nuk urdhëroi një armëpushim.

Më 28 mars, GJND-ja urdhëroi Izraelin që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizime bazike ushqimore për popullatën civile palestineze në Gazë.

Edhe pse vendimet e gjykatës janë ligjërisht të obligueshme, kjo gjykatë nuk ka mekanizma për t’i zbatuar ato.

Izraeli dhe Hamasi zhvillojnë luftë që nga 7 tetori, pas sulmit që Hamasi kreu në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 palestinezë.

You Might Also Like

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg për korrupsion

Axhenda ndërkombëtare

Fico i shokuar nga Trump

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Apel i ri nga Interpoli: Na ndihmoni të identifikojmë një grua të vrarë shumë vite më parë

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Liverpool mposht Real Madridin
Abdixhiku për letrën e MPJD-së: Dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar
“S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten
VIDEO shqetësuese: Një notues u zhyt nën akull, më pas humbi orientimin…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?