By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve
Rajon / Botë

Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 6:21 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Gjatë administratës së Presidentit Biden, veteranët amerikanë kanë marrë përfitime të zgjeruara të kujdesit shëndetësor që arrijnë vlerën mbi 5.7 miliardë dollarë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, ish Presidenti Donald Trump argumenton se veteranët ishin më mirë gjatë periudhës që ai drejtoi Shtëpinë e Bardhë. Por cilat do të jenë nevojat e veteranëve gjatë administratës së ardhshme?

Rreth 890 mijë veteranë të ekspozuar ndaj substancave toksike gjatë shërbimit kanë përfituar tashmë nga një ligj që nënshkroi Presidenti Joe Biden në vitin 2022 për të zgjeruar kujdesin shëndetësor dhe përfitimet për të prekurit dhe familjet e tyre.

Presidenti Biden njoftoi të mërkurën se deri tani janë miratuar më shumë se një milion kërkesa.

“Problemet e frymëmarrjes, kanceri, njerëz që vuajnë prej shumë kohësh. Në bazë të ligjit, veteranët nuk kanë nevojë ta provojnë se u sëmurën gjatë shërbim it”, deklaroi ai.

Presidenti Biden nënvizoi se gjatë administratës së tij ishin nënshkruar më shumë se 30 ligje dypartiake në mbështetje të veteranëve, atyre që kujdesen për ta dhe familjeve të tyre.

“Kemi rritur burimet për t’i dhënë fund fenomenit të të pastrehëve në mesin e veteranëve. Kemi punësuar dhe trajnuar qindra specialistë të kujdesit të shëndetit mendor, posaçërisht për t’i ndihmuar veteranët që t’i japin fund plagës së heshtur të vetëvrasjes”, tha Presidenti Biden.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, argumenton se veteranët ishin më mirë kur ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump nënvizoi argumentin e tij në një video të postuar në muajin nëntori në platformën Rumble.

“Ky vend ka 33,000 veteranë të pastrehë që jetojnë në gjendje shumë të keqe, që është turp. Gjatë katër viteve të mia, ne i ndihmuam shumë, por ua kanë hequr këtë ndihmë”

Zoti Trump premtoi ndryshime nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Në ditën e parë, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndërprerë financimin masiv të Joe Biden-it për strehimin dhe transportin e emigrantëve të paligjshëm dhe do të përcaktoj një pjesë të këtyre kursimeve, që është sasi e madhe, për të ofruar strehim dhe trajtim për veteranët e pastrehë”.

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë i vlerëson përmirësimet për mirëqenien e veteranëve gjatë të dy administratave. Administrata aktuale shtoi qasjen e veteranëve tek trajtimet mjekësore jashtë kuadrit të përcaktuar për ushtrinë. Por ende ka sfida, thotë për Zërin e Amerikës Anthony Estreet me Shoqatën Kombëtare të Punonjësve Socialë.

“Ka pasur probleme të qasjes së individëve në sistem, pengesa kur flitet për dokumentacionin, radha të gjata pritjeje dhe mungesë punonjësish”.

Zoti Estreet vuri në dukje se presidenti i ardhshëm duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë lehtësimit të qasjes së veteranëve në kujdesin e shëndetit mendor, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën aktuale të specialistëve në këtë fushë.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nimani: Shqipëria e para në Ballkan, Kosova ende mbetet pas në Indeksin e Hendekut Gjinor 2024

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë që goditën disa pjesë të SHBA
Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton sonte për Kosovën
Vuçiq dhe Putin do të bisedojnë sot me telefon
Krepa me erë festash: Sekreti qëndron tek këta 3 përbërës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?