By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
10 vajra të veçantë limoni dhe ulliri për perime, peshk dhe mish
June 25, 2025
Ndalohet azerbajxhanasi i akuzuar për spiunazh
June 25, 2025
Netanyahu: Kjo është një ditë e vështirë për Izraelin
June 25, 2025
Vrasësit e Vanjës (14) nga Maqedonia dënohen me burgim të përjetshëm
June 25, 2025
NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tenderi për sigurimin fizik – AVONET: Komuna e Prishtinës shkel ligjin, nuk respekton mendimin e ekspertit shqyrtues të OShP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tenderi për sigurimin fizik – AVONET: Komuna e Prishtinës shkel ligjin, nuk respekton mendimin e ekspertit shqyrtues të OShP-së
Lajme

Tenderi për sigurimin fizik – AVONET: Komuna e Prishtinës shkel ligjin, nuk respekton mendimin e ekspertit shqyrtues të OShP-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 12:59 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Lidhur me tenderin për sigurimin fizik të Komunës së Prishtinës, ka reaguar rrjeti i organizatave AVONET sipas së cilëve zyrtarët e prokurimit në kryeqytet e ka shkelur ligjin, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. OSHP kishte kërkuar të kthehet kjo procedurë në ri-shqyrtim, por Komuna e Prishtinës lidhi kontratë me dy kompani duke negociuar me ta. Është kërkuar të merren masa ndaj zyrtarëve të komunës dhe policia të nisë hetimet

Komuna e Prishtinës, ka nënshkruar kontratë me “Security Code”dhe “Delta Securty” me procedurë të negociuar për “Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Prishtinës dhe objekteve të QKMF dhe QMU-se”.

Por kjo po kundërshtohet nga rrejti i organizatave “Avonet” pasi sipas tyre Komuna e Prishtinës, veproi jashtëligjshëm sepse nuk respektoi mendimin e ekspertit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që kishte kërkuar që lënda të kthej në ri-shqyrtim.

Komuna e Prishtinës e ka filluar procedurën e aktivitetit të prokurimit në vitin 2019 dhe sipas AVONET pasi që është bërë njoftimin për dhënie të kontratës, operatorët ekonomik pjesëmarrës janë ankuar në OShP, dhe gjatë kësaj periudhe ky institucion nuk ka pasur bord dhe Komuna e Prishtinës ka proceduar formën e negociuar pa publikim.

“AVONET, këtë rast konsideron që Komuna e Prishtinës është dashur të shfrytëzoj dhe shtjerr të gjitha mjetet juridike dhe pastaj të filloj procedurën e prokurimit me negociim sepse në aktivitetin e prokurimit me titull: “Sigurimi i objekteve të Komunës së Prishtinës”, me nr. të prokurimit “616-19-3238-2-1-1”, ka pasur fitues dhe ekspertizë nga eksperti i OShP-së, e nuk është dashur të bëjë anulimin e tij dhe të filloj procedurën e negocimit pa publikim”, thuhet në reagim.

AVONET, konsideron se Komuna e Prishtinës edhe pse nuk është dashur të filloj procedurat e negocimit pa publikim, ajo në korrik të këtij viti ka bërë ftesë për dorëzim të ofertave dhe ka ftuar dy operatorë ekonomik.

“Pas njoftimit për dhënie të kontratës, OE “Rojet e Nderit” ka shfrytëzuar të drejtën e tyre për ankesë në OShP, ku sipas LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, eksperti i OShP-së ka trajtuar ankesën e EO duke nxjerr këto konstatim në RAPORTIN E EKSPERTIT SHYQRTUES: “Për aplikimin e PNPPNJK, Komuna e Prishtinës si Autoritet Kontraktues ka dorëzuar një njoftim për aplikim të kësaj procedure në KRPP, por njoftimi nuk përmban të dhëna konkrete siç kërkohet me formularin standard të miratuar nga KRPP””, thuhet në reagim.

Sipas AVONET, eksperti i OShP-së ka theksuar se pas hapjes publike AK, ka vlerësuar ofertat, megjithatë i njëjti raport nuk është nënshkruar nga anëtarët e komisionit vlerësues apo nga zyrtari përgjegjës i prokurimit.

“Sipas raportit të vlerësimit të ofertave shihet se AK, nuk ka bërë asnjë lloj negociate lidhur me çmimet, përkatësisht për kushtet tjera të kontratës siç parashihet me PNPPNJK””, thuhet më tej në reagim.

Beteja ka vazhduar me kërkesën për rishqyrtim të kësaj [procedure që është bërë nga “Rojet e Nderit”, Komuna e Prishtinës nuk ka nxjerr vendim për refuzim apo miratim të kërkesës, që sipas AVONET-it konsiderohet shkelje duke ja mohuar të drejtën e saj.

“Po ashtu, eksperti i OShP-së ka theksuar se kjo parashihet edhe me dispozitat e LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, në nenin 35, paragrafi 3; Ekzekutimi i një procedure të negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës në asnjë mënyrë nuk e liron autoritetin kontraktues nga detyrimi i tij që (i) të luajë një rrol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, afatet e pranimit, sasitë, karakteristikat teknike dhe garancionet, (ii) të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut, dhe (iii) të vlerësojë me kujdes kualitetin e produktit, shërbimit ose punës në fjalë”, thuhet më tej.

AVONET, konsideron se Komuna e Prishtinës ka bërë diskriminim, njëanshmëri, vlerësim jo të drejtë, mos ftuarjen operatoreve ekonomik për ofertë, çmim më të lartë 2 herë se sa i tregut.

“Për krejt këto dyshime të AVONET edhe eksperti i OShP-së në RAPORTIN E EKSPERTIT SHYQRTUES, ka dhënë mendim dhe ka propozuar Panelit Shqyrtues që ankesën e OE “Rojet e Nderit” e ka Aprovuar si e bazuar dhe ka obliguar AK – Komunën e Prishtinës që lëndën ta kthej në ri-shqyrtim dhe ri-vendosje siç e obligon nenin 108/A të LPP, por këtë mendim të ekspertit të OShP-së nuk e ka marr për bazë duke nënshkruar kontratë me OE “Security Code”dhe “Delta Securty”, thuhet në reagim.

Rrjeti i organizatave ka kërkuar që të merr masa ndaj zyrtarëve përgjegjës, si dhe i ka bërë ftesë Prokurorisë së Shtetit dhe Policinë e Kosovës të fillojnë hetimet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim

OEK letër Kurtit, kërkon shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë

Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës

Limaj: Jemi tepër të vonuar, të ulemi e të bëjmë marrëveshje politike

Zogaj: Protesta e shoqërisë civile t’i drejtohet VV-së, fajtor i ngërçit

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Paraburgim ndaj H.H., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Për herë të parë mbahet provimi për patentë shoferë në veri
Drejtori i Shërbimit Sekret dha dorëheqjen për shkak të vrasjes së Trump
Naim Tërnava rizgjidhet myfti i Kosovës edhe për një mandat
Digjet prona e një zyrtari policor serb në Leposaviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?