By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit
November 1, 2025
Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.
November 1, 2025
Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri
November 1, 2025
Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët
November 1, 2025
SPERTK paralajmëron protestë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian
Opinion

Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 9:15 AM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kandidatura e z. Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian paraqet momentin historik për shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët në Itali. Historik për faktin se është hera e parë qe e kemi një kandidat shqiptar për në Parlamentin Evropian përmes shtetit italian. Nominimi i tij ka ardhur nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa” (Shtetet e Bashkuara të Evropës) nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe politikania Emma Bonino.

Shqiptari i parë në Parlamentin Evropian

Pa dyshim, kandidatura e Muharrem Salihut është nder për secilin shqiptar që jeton dhe vepron në shtetin italian, është privilegj për secilin shqiptar me nënshtetësi italiane që ta votoj z. Muharrem Salihu në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa”.

Ky është rasti i parë dhe i papërsëritshëm për shqiptarët në Itali për ta dërguar përfaqësuesin tonë në Parlamentin Evropian.

Muharrem Salihu me akronomin Marco në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa” e meriton votën tonë. Mos ta humbasim këtë mundësi të artë për ta dërguar me votën tonë shqiptarin e parë në Parlamentin Evropian.

Të dashur bashkatdhetar, mbajini mend datat 8 dhe 9 Qershor 2024, ku në njërën nga dy ditët e caktuara mund t’i ndani jo më shumë se 5 minuta kohë për njeriun i cili do të bëhet zë i të gjithë shqiptarëve në trojet tona etnike dhe në diasporë.

Kjo është lehtësisht e arritshme nëse e shfrytëzojmë fuqinë elektorale që e kemi aktualisht ne shqiptarët në shtetin italian.

Kush është Muharrem Salihu!?

Muharrem Salihu është lindur në Medvegjë (Lugina e Preshevës) dhe është baba i pesë fëmijëve. Në vitin 1986 emigron në Zvicër, kurse nga viti 1990 jeton dhe punon në Venezia, ku i posedon 12 restorante, një pjesë e të cilave i administron vetë dhe një pjesë tjetër të bizneseve i administron nëpërmjet familjarëve dhe të tjerëve, si ato në fushën e biznesit hotelier, ato në fushën e sigurisë dhe ekspozitave itinerare sportive, ku i ka të punësuar afro 200 persona.

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu është

kandidati i vetëm shqiptar në listat e kandidatëve italianë për zgjedhjet evropiane.

Biznesmeni i suksesshëm shqiptarë me modesti, por me vendosmëri dhe përkushtim të madh synon t’i prekë majat e politikës evropiane.

Përmes Muharrem Salihut zëri shqiptar pritet të jetë zë jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por edhe pjesë e të gjitha tryezave evropiane.

Muharrem Salihu pritet të ketë ndikim të fuqishëm në integrimin dhe mbrojtjen e interesave të mërgatës tonë, filluar nga e drejta e votës, në hapjen e konsullatave të reja, të shkollave të reja shqipe në objektet shkollore dhe të plotësojë disa prej kërkesave të shqiptarëve si domosdoshmëri e kohës për të mbajtur përherë të freskëta lidhjet e mërgatës me vendlindjen e tyre.

Muharrem Salihu është duke e zhvilluar fushatë të ndershme dhe dinjitoze, duke komunikuar me secilin bashkatdhetar, duke takuar komunitetin shqiptar në të gjitha provincat, qytetet dhe komunat për të shpalosur planin dhe programin e tij ambicioz politik.

Guximit të Muharrem Salihut duhet t’i përgjigjemi me votën tonë. Me votën tonë do ta ndihmojmë Marco-n të ngritët në piedestalin e politikës evropiane, dhe do të jetë nesër shqiptari Muharrem Salihu në Parlamentin Italian ai që do t’na bëjë të ndjehemi krenar me të.

Të dashur bashkatdhetar, gjaku im i shprishur ilire-arbërore-dardan me nënshtetësi italiane, mos i harroni datat 8 e 9 Qershor për të shkuar tek qendrat e votimit. Procedura e votimit është fare e thjesht, vendos X mbi simbolin “Stati Uniti D’Europa” dhe voto duke shkruar emrin MARCO. Të dalim të gjithë në zgjedhje dhe mos ta lemë fatin e Marco vetëm në votën e italianëve origjinal, por ta dërgojmë Muharrem Salihun më votën shqiptare në Parlamentin Evropian.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Gazi si armë kundër BE-së: autogoli i Rusisë?

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Nagelsmann pas fitores ndaj Hungarisë: Kjo është Gjermania e re
Stepaniuk: Kultura dhe gjuha shqipe është shumë e veçantë
Osmani falënderon Carpenterin për mbështetjen e palëkundur për Kosovën
Sorenson takon Listën Serbe dhe Rashiqin: Diskutuam për pozitën e serbëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?