By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike
June 11, 2025
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
June 11, 2025
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
June 11, 2025
Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit
June 11, 2025
Jamie Oliver hap restorantin e parë në Adriatik: Ja ku ndodhet
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis kursi për Licencën UEFA A
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Nis kursi për Licencën UEFA A
Sport

Nis kursi për Licencën UEFA A

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 12:16 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A.

Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.

Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën UEFA A.

Në hapjen e këtij kursi historik, në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali, ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.

Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.

Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.

Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional.

Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend.

You Might Also Like

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Kosova – Komoret, formacionet

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani pret ministren greke, flasin për fuqizimin e grave

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Gjilan
Digjet vetura e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq
Studim japonez: Ja pse është mirë të hani oriz para gjumit
Aksident mes tri veturave, dy të lënduar në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?