By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në ShBA
Rajon / Botë

Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 4:26 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që kanë goditur katër shtete në ShBA në fundjavë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa rrymë.

Shtatë njerëz vdiqën në veri të Teksasit, tetë në Arkansas, tre në Kentuki dhe dy në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe gati 500.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete të dielën.

Stuhitë shkaktuan dëme të mëdha nga veriu i Dallasit deri në veriperëndim të Arkansasit. Të hënën, meteorologët thanë se tani me rrezik të madh do të përballet lindja, një pjesë e madhe e vendit nga Alabama deri në Nju Jork Siti.

Pamje nga lart të pasojave serioze të tornadove në Teksas.
Pamje nga lart të pasojave serioze të tornadove në Teksas.

Guvernatori i Kentukit, Andy Beshear, shpalli gjendje emergjente të hënën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social X.

Në Teksas, rreth 100 njerëz u lënduan dhe më shumë se 200 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan, tha guvernatori Greg Abbott.

“Shpresat dhe ëndrrat e familjeve dhe bizneseve të vogla të Teksasit janë shkatërruar nga stuhitë e njëpasnjëshme”, tha Abbott, shteti i të cilit është përballur me mot të lig, përfshirë stuhi të cilat vranë tetë njerëz në Hjuston në fillim të këtij muaji.

Pjesa qendrore e ShBA-së është përballur me mot vdekjeprurës këtë muaj.

Tornadot në Ajova vranë pesë njerëz dhe lënduan dhjetëra të tjerë javën e kaluar. Në prill u shënua numri i dytë më i madh i tornadove në vend.

Meteorologët dhe autoritetet i paralajmëruan qytetarët të kërkonin strehim urgjent, pasi stuhia po marshonte drejt këtyre shteteve të shtunën dhe të dielën.

Stuhi të fuqishme parashikohet të ketë në Illinojs, Misuri, Kentuki dhe Tenesi.

Meteorologët thanë se Karolina e Veriut dhe Virxhinia përballen me mot të lig nga 27 maji.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbi 1 trilion dollarë nevojiten për rindërtimin e Ukrainës, thotë Zelensky

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
ShBA dhe BE të shqetësuara me kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri
Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
ShBA për investimet e huaja në Kosovë: Ndërhyrje politike, korrupsion e probleme me rrymë
“Klubi i Oligarkëve” i shfaqi Putinit frikën e shtetëzimit dhe i ofroi të paguante më shumë taksa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?