By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë
Rajon / Botë

Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 7:17 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kanë dështuar përpjekjet e saj për ta dërguar një satelit tjetër spiun në orbitë.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se raketa që po bartte satelitin spiun shpërtheu midis ajrit të hënën.

Dështimi i motorit ka mundësi ta ketë shkaktuar shpërthimin, sipas mediave shtetërore verikoreane.

Më herët, Koreja e Jugut dhe Japonia thanë se e kishin vërejtur lëshimin e satelitit spiun nga Koreja e Veriut.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se e vërejti lëshimin e raketës nga qendra kryesore hapësinore e Veriut në verilindje të hënën.

Ai tha në një komunikatë për media se Veriu e lëshoi raketën në drejtin jugor pranë bregdetit perëndimor të Gadishullit Korean. Pak minuta pas lëshimit, sipas shtabit jugkorean, shumë copëza të raketës u panë në ujërat e gadishullit.

Koreja e Veriut e dërgoi satelitin e parë gjurmues ushtarak në orbitë në nëntor të vitit të kaluar, në përpjekje për ta ndërtuar në hapësirë një rrjet vëzhgimi për t’u ballafaquar me, siç thotë, kërcënimet ushtarake të udhëhequra nga ShBA-ja.

Më vonë, lideri verikorean Kim Jong Un kishte thënë gjatë një takimi të partisë në pushtet se vendi do t’i lëshonte tre satelitë shtesë spiunë në vitin 2024.

Por asaj i dështuan dy satelitë spiunë qysh gjatë procesit të lëshimit.

Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë së Veriut lëshimin e satelitëve, duke e cilësuar atë si maskim të testimit të teknologjisë raketore me rreze të gjata veprimi.

Por Koreja e Veriut ka ngulur këmbë se ka të drejtë të lëshojë satelitë dhe të kryejë teste raketore.

Kimi ka thënë se satelitët spiunë do t’ia mundësojnë ushtrisë së tij t’i vëzhgojë më mirë aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja do t’i ndalojë diplomatët rusë të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja
Ndërron jete ushtari i rrahur nga shoku i cili u la në parking…
Shqipe Selimi: Përmendet vetëm emri im për të goditur Vetëvendosjen
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për një muaj, janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?