By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u martuan në Venecia. Ja si i “mirpret” qyteti
June 29, 2025
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.
June 29, 2025
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon Demokraci Plus për kontraktimin e ekspertëve nga institucionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon Demokraci Plus për kontraktimin e ekspertëve nga institucionet
Lajme

Reagon Demokraci Plus për kontraktimin e ekspertëve nga institucionet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 12:06 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Organizata joqeveritare Demokraci Plus ka publikuar raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”, duke hulumtuar aktivitete të prokurimit në qeveri, ku bie në sy një metodë që po përdoret nga institucionet për të angazhuar njerëz të rinj për të kryer punë të përditshme administrative.

Në një reagim publik, Demokraci Plus (D+), kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) që të mos përdorë marrëveshjet për shërbime të veçanta (MShV) për vazhdim të kontratave të punës për ekspert/konsulent në pozita që duhet të plotësohen me staf të rregullt përmes procedurës së rregullt të rekrutimit.

Sipas reagimit MFPT edhe në vitin 2024 kontraktoi të njëjtin konsulent për kryerjen e punëve të përditshme administrative.

“Nga viti 2021 deri në vitin 2024, MFPT ka zhvilluar pesë aktivitete të prokurimit, në katër raste ka shpërblyer të njëjtin konsulent. Tre nga pesë aktivitetet e zhvilluara kishin për qëllim kryerjen e punëve që janë përgjegjësi e Departamentit të Tatimit në Pronë, si: dhënia e sqarimeve komunave të cilat kanë paqartësi lidhur me tatimin në pronë, përgatitja e listës me të dhëna mbi detyrimet e komunave, bashkëpunimin me Zyrat e Tatimit në Pronë nëpër komuna, etj”. Ndërsa, përmes dy aktiviteteve të tjera ishin paraparë të kryhen punë që janë përgjegjësi dhe obligim i Departamentit për Vlerësimin e Pronave të Paluajtëshme, si: vlerësimi i pronave të paluajtëshme me qëllim tatimi, përdorimin e sistemit të TI-së në lidhje me procesin e vlerësimit të pronave, përgatitjen e raporteve lidhur me procedurën e shpronësimit dhe këmbimit të pronave, etj”, thuhet në ragim.

D+ ka monitoruar këto kontrata dhe në vitin 2023, të evidentuara në raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror’’. Kontraktimet e tilla duhet të ndalen sepse dëmtojnë konkurrencën e lirë, krijojnë mundësi për favorizime, krijojnë pozita paralele brenda institucionit dhe dekurajojnë stafin e rregullt sepse konsulentët kanë kompensime më të larta mujore për përgjegjësitë dhe detyrat e njëjta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Agjencia”: një sistem i mbrojtjes ajrore u instalua pranë rezidencës së Putinit në Valdai

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se një tjetër aeroplan amerikan për pak u rrëzua nga zjarri miqësor
Kjo pije është një fshesë për zorrët, pastron gjithçka dhe ndihmon me kapsllëkun: Mjafton të shtoni një lugë me 1 përbërës në një gotë me ujë.
Vuçiq në festën e Ditës së Rusisë; Bochan-Kharchenko: Detyra e Putinit do të përmbushet (VIDEO)
Harris dhe Walz bëjnë fushatë së bashku, zotohen se do të “luftojnë për të ardhmen”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?