By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dardanet nisin stërvitjet për ndeshjet kundër Kroacisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Dardanet nisin stërvitjet për ndeshjet kundër Kroacisë
Sport

Dardanet nisin stërvitjet për ndeshjet kundër Kroacisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 4:06 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do t’i zhvillojë kundër Kroacisë.

Dardanet do të përballen sërish me një kundërshtar të vështirë, e cila në ranglistën e ekipeve renditet shumë më lart se sa Kosova.

Përzgjedhësja Anneli Andersen ndonëse e konsideron të vështirë përballjen me Kroacinë, thekson se lojtaret e saj do ta japin maksimumin për të arritur rezultat pozitiv.

“Jam shumë e lumtur të rikthehem sërish në grumbullim dhe të provojmë të mësojmë dhe të luftojmë sa më shumë. Futbolli i femrave po zhvillohet çdo ditë dhe ne gjithmonë përballemi me ekipe të forta. Ne e kemi analizuar kundërshtarin. Kroacia bën të njëjtën gjë që ne bëjmë dhe do të mundohet për të arritur fitoren. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne çdo herë po punojmë që të përmirësohemi”, ka theksuar Andersen.

Ndërkohë, grupi i futbollisteve dardane, që është një miks i atyre që luajnë në ekipet evropiane dhe kampionatin vendor, e presin me padurim dy ndeshjet me kroatet dhe premtojnë se do të japin më të mirën prej tyre.

“Gjithmonë është kënaqësi dhe mall të grumbullohemi me kombëtaren. Sot ka qenë stërvitja e parë dhe kemi qenë në formë të mirë fizike. Jemi shumë të motivuara dhe kemi shumë harmoni në skuadër. Në këto dy ndeshje do ta kontrollojmë veten sepse kundërshtarin nuk mundemi, Kroacia është një skuadër shumë e mirë por me stërvitjet që do t’i zhvillojmë do të jemi shumë të gatshme për të zhvilluar lojën dhe për të dhënë më të mirën”, ka theksuar Lumbardha Misini.

E sipas Viola Avdulit, ndonëse Kroacia është skuadër me nivel të lartë, Kosova do të përgatitet për t’i bërë ballë në dy ndeshjet e radhës: “Ne e dimë se Kroacia është kundërshtar i nivelit të lart dhe ne me stërvitjet që do t’i zhvillojmë edhe në ditët në vazhdim do të përgatitemi dhe do të japim maksimumin për të shënuar fitore”, ka deklaruar ajo.

Kosova përballjen e parë me Kroacinë e zhvillon, të premten, nga ora 17:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa më 2 qershor udhëton për në Kroaci për ndeshjen kthyese.

Deri më tash Dardanet kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Grupit B4 në Ligën B të kualifikimeve për Euro 2025. Në të dyja kanë pësuar humbje kundër favoriteve të grupit, Ukrainës dhe Uellsit.

 

You Might Also Like

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi e teta në renditjen e përgjithshme

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Masakër pranë Seattle, pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë. Vrasësi (15) u kap

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Kurti: Kosova drejt shndërrimit në qendër rajonale të industrisë së drurit
Sulmet ruse shkaktojnë dëme në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë
Dëmtohen katër shkolla të shndërruara në strehimore në Gazë, sipas OKB-së
Bielamowicz: Serbia lëkundet mes mohimit e glorifikimit t`vrasjeve në Reçak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?