By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 10:12 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Sërpska (RS), i njohur në publik si ligji për “agjentët e huaj”, është tërhequr nga debati në Asamblenë Kombëtare të RS-së të martën vonë.

Legjislacioni parashikonte mbikëqyrje të veçantë dhe mundësinë e ndalimit të punës për organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalimin e aktiviteteve politike, nevojën për regjistrim shtesë dhe dorëzimin e raporteve financiare.

Ai përkufizonte si “agjentë të ndikimit të huaj” organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike, ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska – entitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq me kërkesë të Qeverisë së RS-së dhe vendimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i RS-së, Millosh Bukejlloviq.

Nuk janë dhënë hollësi për arsyet e tërheqjes së këtij ligji.

Projektligji u fut në rendin e ditës në fillim të seancës së Kuvendit të RS-së më 22 maj, pavarësisht thirrjes me shkrim nga 46 organizata joqeveritare drejtuar deputetëve që të mos e votonin atë.

Në të njëjtën ditë u mbajt një shfaqje me titullin “vdekje demokracisë”, gjatë së cilës përfaqësues të organizatave joqeveritare u përpoqën ta vënë në pah dëmin që do ta shkaktonte miratimi i projektligjit për “agjentët e huaj”.

Në një letër më 20 maj, Misioni i OSBE-së paralajmëroi gjithashtu se ligji për “agjentët e huaj” është në kundërshtim me kushtetutat e RS-së dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe në shpërputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit për t’i respektuar të drejtat e njeriut.

Në seancën e 23 majit, Qeveria e RS-së e shqyrtoi një “propozim të opinionit” për ligjin për “agjentët e huaj”, por nuk dha hollësi pas seancës.

Këtë ligj e paraqiti më 2022 Millorad Dodik, presidenti prorus i Republikës Sërpska dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), i cili është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për veprime antikushtetuese.

Kuvendi Kombëtar i Republikës Sërpska miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar, i cili u prit me një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Hulumtimi i Radio Evropa e Lirë gjeti se ky ligj kishte ngjashmëri me ligjin rus për agjentët e huaj nga viti 2012.

Ambasada amerikane ka thënë më parë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj është “represiv dhe jodemokratik”, dhe se, nëse zbatohet, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, sepse vetë ligji, siç thuhet nga OHR, “ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”.

You Might Also Like

Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë

Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?

Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave

Qyteti çek ku lindi dollari

Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama para qytetarëve të Matit: “Atë çka e themi atë e bëjmë, pavarsisht bllokadave”

Kosova Times Kosova Times August 30, 2025
Haradinaj i shqetësuar për zjarret në bjeshkët e Deçanit, kërkon kujdes
Pingpong/Organizohen xhirot e radhës në Superligë dhe ligën U17
Ministri i jashtem ukrainas: “Transferimi rus i fëmijëve është një krim gjenocidal”
Më shumë se 4000 të dënuar në Holandë janë të lirë sepse nuk ka vend në burgje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?