By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Melinda French Gates do të dhurojë 1 miliard dollar në mbështetje të të drejtave të grave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Melinda French Gates do të dhurojë 1 miliard dollar në mbështetje të të drejtave të grave
Rajon / Botë

Melinda French Gates do të dhurojë 1 miliard dollar në mbështetje të të drejtave të grave

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 11:20 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Filantropistja amerikane Melinda French Gates thotë se do të dhurojë 1 miliard dollar gjatë dy viteve të ardhshme për individë dhe organizata që punojnë për të drejtat dhe mirëqenien e grave dhe familjeve në mbarë botën, përfshirë në drejtim të të drejtave riprodhuese në Shtetet e Bashkuara.

Zonja French Gates, një nga mbështetëset më të fuqishme filantropiste të barazisë gjinore në ShBA, njoftoi në fillim të këtij muaji se do të largohet nga “Fondacioni Bill & Melinda Gates” dhe u zotua se do të përqendrohet tek puna për gratë dhe familjet.

Ajo shkruan në një artikull të botuar të martën në gazetën New York Times se e ndërmerr këtë hap pasi ka humbur durimin duke dëgjuar për vite me radhë të thuhet se nuk është koha e duhur për të folur për barazinë gjinore.

“Dekada të tëra studimesh mbi ekonominë, mirëqenien dhe qeverisjen e bëjnë të qartë se të gjithë përfitojnë nga investimi te gratë dhe vajzat”, shkruan filantropistja.

Zonja French Gates përmend përqindjen e lartë të vdekshmërisë së nënave në ShBA, duke vënë në dukje se nënat afrikano-amerikane dhe ato me origjinë indigjene përballen me rrezikshmërinë më të lartë.

“Gratë në 14 shtete kanë humbur të drejtën ta ndërpresin shtatzëninë në pothuajse të gjitha rrethanat. Ne mbetemi e vetmja ekonomi e përparuar që nuk ofron leje familjare në shkallë kombëtare. Dhe numri i vajzave adoleshente që mendojnë për vetëvrasjen dhe ndjehen vazhdimisht të trishtuara dhe të dëshpëruara është më i larti prej një dekade”, tha ajo.

Zonja French Gates tha se javët e fundit ka filluar të dërgojë fonde të reja përmes organizatës së saj “Pivotal Ventures”, për organizata në ShBA që punojnë për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për t’i fuqizuar ato.

Mes tyre janë Qendra Kombëtare Juridike për Gratë, Aleanca Kombëtare e Punonjësve Shtëpiakë dhe Qendra për të Drejtat Riprodhuese.

Teresa Younger, presidente e “Fondacionit Ms. për Gratë”, një nga përfitueset e këtyre fondeve, vlerësoi angazhimin e filantropistes.

“Nëse organizatat filantropiste do të ndiqnin shembullin e grave në menaxhimin e financave, do të shihnim më shumë fonde në këtë drejtim dhe një ndikim më të madh”, thotë ajo.

Zonja Younger tha se nuk kishte pasur asnjë proces aplikimi për fondet që iu dhanë organizatës së saj. Ajo nuk pranoi ta bënte publike shumën, por tha se do të ndihmonte në zgjerimin e punës së organizatës.

“Pivotal Ventures” është përqendruar në një sërë nismash për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqinë ekonomike dhe politike të grave, si mbyllja e hendekut të pagave, kompensimi i punës për kujdesin ndaj familjarëve që shpesh kryhet nga gratë dhe inkurajimi i grave për të kandiduar për poste politike.

Zonja French Gates planifikon të paraqesë një nismë prej 250 milionë dollarësh në vjeshtë që do të përqendrohet tek përmirësimi i shëndetit mendor dhe fizik të grave dhe vajzave në mbarë botën. Ajo do të largohet nga “Fondacioni Bill & Melinda Gates” javën e ardhshme. Ajo ishte bashkëthemeluese e organizatës gati 25 vjet më parë.

“Fondacioni Bill & Melinda Gates” do ta ndryshojë emrin në “Fondacioni Gates”. Është një nga organizatat filantropike më të mëdha në botë. Deri në dhjetor 2023, pasuria e tij ishte 75.2 miliardë dollarë, falë donacioneve nga Gates dhe investitori miliarder Warren Buffett.

Shëndeti global mbetet drejtimi kryesor i punës së tij dhe pjesa më e madhe e financimeve ka si objektiv çështjet botërore dhe jo ato në ShBA.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

TAGGED: #Filantrope, #Melinda French Gates
Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AAK-ja paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për RTK-në

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona, mes tyre edhe aktivisti i ekstremit të djathtë/ Pamjet e frikshme u transmetuan drejtpërdrejt në Youtube
Deti i Kuq: Fregata gjermane përfshihet në luftimet e para
Katër ushqime të lira ju ndihmojnë në mënyrë drastike të humbni peshë
Papa i bën thirrje Putinit të ndalë “spiralen e dhunës dhe vdekjes”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?