By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dhe Trump, fushatë për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden dhe Trump, fushatë për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë
Rajon / Botë

Biden dhe Trump, fushatë për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 4:43 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump, po bëjnë fushatë për të bërë për vete votuesit afrikano-amerikanë. Ekipet e të dyja fushatave kanë intensifikuar përpjekjet në këtë drejtimit.

Donald Trump u tha votuesve në Nju Jork se të gjithë amerikanët do të përfitonin nëse ai bëhet president.

“Nuk ka rëndësi nëse je afrikano-amerikan, i bardhë apo i ndonjë ngjyre tjetër. Ne jemi të gjithë amerikanë dhe do të bashkohemi si amerikanë”, tha ai.

Joe Biden u tha udhëheqësve të të drejtave civile në Miçigan se të gjithë amerikanët janë të përfaqësuar në kabinetin e tij.

“Në administratën tonë kemi më shumë afrikano-amerikanë, gra dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera pakicë se në çdo administratë tjetër në historinë e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse po ecim kaq mirë”, tha Presidenti Biden.

Zoti Trump dhe zoti Biden po bëjnë fushatë për të bërë për të tërhequr afrikano-amerikanët, vota e të cilëve mund të jetë përcaktuese në zgjedhjet e nëntorit në shtetet e lëkundura.

Të dhënat e organizatës “Pew Research” tregojnë se çështjet kryesore për afrikano-amerikanët në zgjedhjet e këtij viti janë përmirësimi i sistemit arsimor dhe forcimi i ekonomisë. Zoti Trump thotë se do t’i trajtojë të dyja çështjet.

“Ne do të kthejmë suksesin në shkollat tona. Do të sjellim begatinë në çdo lagje të qytetit më të madh në vendin tonë”, tha ai.

Ekipi i fushatës së zotit Biden po synon të tërheqë vëmendjen e afrikano-amerikanëve përmes një reklame, ku shfaqet zoti Trump duke thënë: “Sigurisht që i urrej këta njerëz”.

“Mosrespektimi i afrikano-amerikanëve nga Donald Trump nuk është asgjë e re. Ai u padit se refuzoi t’u jepte me qira apartamentet e tij familjeve afrikano-amerikane dhe bëri thirrje për ekzekutimin e pesë adoleshentëve të pafajshëm afrikano-amerikanë”, thuhet në reklamën e demokratëve.

Presidenti Biden thotë se zoti Trump është një kandidat hakmarrës, zgjedhja e të cilit do të dëmtonte pakicat.

“Zoti Trump nuk po konkurron për të udhëhequr Amerikën, por për t’u hakmarrë. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të udhëhequr vendin. Nuk mund të ndërtosh një të ardhme të bazuar në hakmarrje. Një jetë më e mirë nuk mund të ndërtohet përmes inatit. Unë jam në garë për ta udhëhequr Amerikën drejt së ardhmes”, tha Presidenti Biden.

Emigracioni është një çështje e rëndësishme në fushatën e zotit Trump, që ai ua përshtati votuesve të pakicave në lagjen e Bronksit në Nju Jork.

“Afrikano-amerikanët janë duke u masakruar. Hispanikët po masakrohen. Ardhja e miliona njerëzve në vendin tonë ka ndikim më të madh negativ tek popullatat afrikano-amerikane dhe hispanike të vendit tonë, që po humbasin vendet e tyre të punës, banesat dhe shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Presidenti Biden u tha votuesve afrikano-amerikanë se ai sërish ka nevojë për mbështetjen e tyre për të mundur zotin Trump.

“Falë ndihmës suaj Donald Trump sot është ish-president dhe me ndihmën tuaj ai do të jetë sërish humbës”, tha ai.

Katër vjet më parë, 92 për qind e votuesit afrikano-amerikanë mbështetën zotin Biden. Që nga muaji i kaluar, të dhënat e organizatës “Pew Research” tregojnë për një rënie të kësaj mbështetjeje. 77 për qind e votuesve afrikano-amerikanë tani thonë se janë të prirë të votojnë për zotin Biden, krahasuar me 18 për qind që thonë se do të votonin për zotin Trump

You Might Also Like

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Afrikano-amerikanë, #Donald Trump, #Joe Biden, #Votues
Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA, gjyq për ditarët e sekretarit të Mao Ce Dunit

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Kurti dhe Çeku marrin pjesë në drekë pune gjatë DokuFest, njoftohet marrëveshja për bashkëproduksion me Francën
Gjykatësi do të shpallë vendimin për çështjen kundër Trump pak para inaugurimit
Numri i viktimave të sulmit terrorist në Crocus arriti në 152 persona
Dardanët e rinj fitojnë ndaj Gjibraltarit pas penalltive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?