By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s’ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s’ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë
Lajme

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s’ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 5:50 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për Ekonomia Online, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja e Jashtme, Gërvalla, e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Osmani ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftë se dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jemi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë.

Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes.

Kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i Kuvendit sepse me të si kryetar i Kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tema të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u shpreh Osmani.

E para e shtetit ka shtruar një pyetje për Konjufcën e ekzekutivin se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s, e asaj nuk i ishte dërguar, me arsyetimin se ka qenë jashtë vendit.

“Në qoftë se tema paska qenë të mos prezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para Presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtetë është qesharake”, ka thënë Osmani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

TAGGED: #Donika Gërvalla, #Glauk Konjufca, #Qeveria e Kosovës, #Vjosa Osmani
Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Idrizi viziton kryetarin e Mitrovicës së Jugut, flasin për bashkëpunim

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Greva pezullohet deri në janar
Serbia lëshon pasaporta speciale për refugjatë
Alarmi: Përgjigja e Iranit do të jetë ‘përfundimtare dhe e dhimbshme’!
Ata që nuk paguajnë gjobat e duhan pirjes rrezikojnë aktivizimin e përmbaruesve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?