By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës
Lajme

Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 6:40 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

“Digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës, andaj jemi zotuar të ngrisim efikasitetin dhe transparencën e administratës publike e me këtë edhe të shërbimeve qeveritare”, deklaroi kështu kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e lansimit zyrtar të Sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit.

Duke e vlerësuar këtë si një të arritur të rëndësishme në kuadër të transformimit digjital, kryeministri tha se me digjitalizimin që është i ndërlidhur ngushtë me reformën dhe modernizimin e administratës publike do të krijohen shërbime elektronike të cilat e kanë në qendër qytetarin.

“Në qëllim të fuqizimit të qasjes në drejtësi për qytetarin, duhet të flasim për digjitalizim të të gjitha shërbimeve të sistemit të drejtësisë, duke theksuar ato të gjykatave dhe të prokurorive. Qasja elektronike në dosje të lëndës, caktimi i seancave gjyqësore, arsyen e shtyrjes së seancave, vendimet e gjykatës, do të ngrisin  transparencën e llogaridhënien aq të nevojshme brenda sistemit aktual të drejtësisë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Më tej, ai tha se sistemi që u inaugurua sot do ndikojë në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndër institucional dhe do sigurojë gjithëpërfshirje gjatë procesit të përgatitjes së legjislacionit. Duke pasur statistika dhe të dhëna në kohë reale për statusin aktual të projektligjeve apo projekteve të akteve nënligjore, institucionet tona do të kenë mundësi të veprojnë në mënyrë më efikase në realizimin e planit legjislativ.

Sistemi LDS ofron statistika për planin legjislativ edhe për publikun e gjerë dhe në këtë mënyrë ndihmon edhe në rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies në qeverisje.

Po ashtu, sistemi LDS, ofron zgjidhje inovative për digjitalizimin e tërë ciklit të hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar, nga faza e përfshirjes në planin legjislativ deri në miratimin e tyre në organet përgjegjëse qeveritare. Përmes këtij sistemi, digjitalizohet edhe hartimi i tabelave të përputhshmërisë dhe opinionit të përputhshmërisë me Acquis – që e ndihmon dhe e bën më efikas procesin e përafrimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjermania dergon trupa në Kosovë. Një vendim ka rënë pas takimit të NATO-s në Bruksel!

Kosova Times Kosova Times November 29, 2023
Reagimi i parë nga Kremlini ndaj fjalëve të Trump se Putini është çmendur: “Po monitorojmë gjithçka me kujdes”
Ushtria ukrainase: Situata në Avdiivka është “kërcënuese”
(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?