By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktivistë në Hong Kong shpallen fajtorë për konspiracion për të përmbysur pushtetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Aktivistë në Hong Kong shpallen fajtorë për konspiracion për të përmbysur pushtetin
Rajon / Botë

Aktivistë në Hong Kong shpallen fajtorë për konspiracion për të përmbysur pushtetin

Kosova Times
Last updated: 2024/05/30 at 12:14 PM
Kosova Times Published May 30, 2024
Share
SHARE

Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong u shpallën fajtorë dhe dy të tjerë u liruan nga akuzat në një gjykim historik që kritikët thonë se mund të jetë një goditje tjetër ndaj sundimit të ligjit në këtë qytet.

Vendimi në gjyqin më të madh në Hong Kong kundër opozitës demokratike u dha pasi mbi tre vjet më parë policia arrestoi 47 demokratë dhe bastisi shtëpitë e tyre në këtë qytet. Ata u akuzuan për konspiracion për të përmbysur pushtetin, sipas ligjit kombëtar të sigurisë të vendosur nga Kina.

Dënimi do të shqiptohet në një datë tjetër për personat që u gjetën fajtorë. Për veprën që u gjetën fajtorë ata mund të dënohen nga tre vjet deri me burgim të përjetshëm. Tridhjetë e një të akuzuar pranuan fajësinë dhe katër prej tyre janë bërë dëshmitarë të Prokurorisë.

Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të tjera kanë kritikuar gjykimin, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje që të akuzuarit të lirohen menjëherë. Diplomatë nga disa shtete, përfshirë nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian, morën pjesë në seancën gjyqësore.

Të pandehurit akuzohen për “komplot” për të paralizuar Qeverinë dhe të detyruar liderin e qytetit që të japte dorëheqje përmes një votimi parazgjedhor në zgjedhjet mbarëkombëtare të korrikut të vitit 2020. Demokratët thanë se ajo ishte një përpjekje jozyrtare për të zgjedhur kandidatët më të fortë për të fituar shumicën në legjislaturën e Hong Kongut.

Gjykatësit Andrew Chan, Alex Lee dhe Johnny Chan shkruan në vendim se nëse të pandehurit do t’ia kishin dalë, ata do të krijonin “një krizë kushtetuese për Hong Kongun” që do të çonte në “ndërhyrje serioze dhe në minimin e zbatimit të detyrave dhe funksioneve në përputhje me ligjin e Qeverisë së Hong Kongut”.

Në mesin e të dënuarve janë edhe ish-ligjvënësit demokratë, Leung Kwok-hung, Lam Cheuk-ting dhe Helena Wong.

Është e paqartë nëse ndonjëri prej personave që u shpall fajtorë do të apelojë vendimin.

Më 2019, në Hong Kong shpërthyen protesta masive pro demokracisë kundër planeve të Pekinit për legjislacionin e sigurisë, që sipas demokratëve do të shkelte liritë e garantuara kur Hong Kongu u kthye në kontrollin e Kinës më 1997.

Pekini në vitin 2020 vendosi një ligj kombëtar të sigurisë që çoi në arrestimin e demokratëve, por edhe u mbyllën media liberale dhe organizata joqeveritare. Opozita demokratike në Hong Kong për dekada të tëra i ka bërë presion Pekinit që të lejojë demokraci të plotë në qytet.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Aktivistë, #Fajtorë, #Hong Kong, #Konspiracion, #Përmbysje pushteti
Kosova Times May 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kapen dy hajdutët cak i të cilëve ishin xhamitë

Kosova Times Kosova Times March 11, 2025
ShBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime
Valencia me një fitore tejet befasuese në udhëtim te Osasuna
Djegia gjatë urinimit: Një ilaç natyral është në kuzhinën tuaj
Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?