By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dogana e Kosovës zbulon veprimtari të paligjshme nga tri lokacione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dogana e Kosovës zbulon veprimtari të paligjshme nga tri lokacione
Lajme

Dogana e Kosovës zbulon veprimtari të paligjshme nga tri lokacione

Kosova Times
Last updated: 2024/05/30 at 4:38 PM
Kosova Times Published May 30, 2024
Share
SHARE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se brena një jave, ka realizuar me sukses disa operacione kontrolli në tri lokacione të ndryshme në Kosovë, duke zbuluar aktiviteteve të ndryshme kriminale.

Rasti i parë, sipas doganës, ka ndodhur në Fushë- Kosovë.

“Pas një pune operative intensive, dogana ka organizuar një kontroll në një subjekt në Fushë Kosovë. Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar një hapësirë për prodhimin/falsifikimin e mallrave dhe mallra pa prejardhje të qartë. Konkretisht, janë sekuestruar: 9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme; 4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura; Disa makina qepje”, njofton Dogana e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar menjëherë Prokuroria, ndërsa pas intervistimit të palës së përfshirë, thuhet se janë ngritur kallëzime penale për: Tregti të ndaluar, Prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve.

Rasti i dytë, sipas doganës ka ndodhur në Mitrovicë, në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura.

“Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pazhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t’i përdorte për pjesë këmbimi. Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë”, njofton Dogana.

Rasti i tretë, nderka ka ndodhur në Gjilan, ku Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacion, i cili dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë.

“Malli i sekuestruar përfshin: 10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta, të reja; 16 copë goma të ndryshme për motoçikleta, të reja; 3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax, të përdorura”, thuhet në njoftim.

Ndaj palës, thuhet se janë iniciuar procedurat kundërvajtëse. Dogana e Kosovës siç thuhet në njoftim, mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

TAGGED: #Dogana e Kosovës, #Tri lokacione, #Veprimtari të paligjshme
Kosova Times May 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Begaj: Shqipëria evropiane lidhet me përpjekje për shtetin e së drejtës

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy ndeshje joshëse
Dhjetëra mijëra njerëz në demonstrata po i kërkojnë kryeministrit populist…
Përballja e policëve me sfidat e reja të luftës – spiunët, dhuna dhe krizat e shëndetit mendor
Osmani kërkon mbështetje për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?