By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin
November 19, 2025
Via Dinarica – një udhëtim nëpër malet e rajonit që kombinon natyrën dhe kulturën
November 19, 2025
Abdixhiku: VV-ja humbi 15 ditë, nuk i ka votat për Qeverinë e re
November 19, 2025
Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një
November 19, 2025
Një recetë për pure patatesh si nga restorantet më të mira – është aq e shijshme sa mund ta hani pa mish të pjekur
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Digjen dy vetura me targa serbe në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Digjen dy vetura me targa serbe në veri
Lajme

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 2:25 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka iniciuar rastin si “zjarrvënie”.

“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa Serbe”, tha Elshani.

Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut në orën 02:25 më 1 qershor.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrëfikesit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.

Në fillim të prillit, një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së atëhershme të Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.

Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha Radios Evropa e Lirë se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik.

Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës).

You Might Also Like

Abdixhiku: VV-ja humbi 15 ditë, nuk i ka votat për Qeverinë e re

KRU `Prishtina` njofton për furnizim emergjent me ujë në Fushë-Kosovë

Haradinaj: Nga sot, koha fillon të numërohet ndryshe

Haxhiu lutje parlamentarëve: Mendojeni interesin e qytetarëve

Kelmendi intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin “Reçaku”

TAGGED: #Djegie, #Veri, #Veturë, Targa serbe
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Punëtori i strehimores rrah një qen endacak, reagon komuna

Kosova Times Kosova Times June 10, 2025
Banorët e lagjes ‘Sofali’, të shqetësuar për mbylljen e burimeve të ujit
Uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan
Rruga për në veri
Angazhimi i punëtorëve të huaj i kushtueshëm për afaristët maqedonas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?