By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 gusht 2025
August 10, 2025
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Festivali i Filmit ‘Ekrani i Artit’ mbahet në Shkodër nga 5 deri më 9 qershor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Festivali i Filmit ‘Ekrani i Artit’ mbahet në Shkodër nga 5 deri më 9 qershor
Lajme

Festivali i Filmit ‘Ekrani i Artit’ mbahet në Shkodër nga 5 deri më 9 qershor

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 5:28 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra do të mirëpresë edicionin e shtatë të festivalit të filmit “Ekrani i Artit” me vepra të videoartit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë. Kretë koto, sipas një njoftimi për media, që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmisë e Kujtesës, Qendrën Rinore Arka, Auditorin Françeskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës.

“Nën titullin ‘Solitude and Multitude’ filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë̈ këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta”, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga vitet e tjera, një ekspozitë e kuruar nga Lek M.Gjeloshi e Zef Paci, pritet të sjell në Galerinë e Arteve pesë artistë me instalacione video e audio, ndërsa Art House mirëpret të parën ekspozitë personale të artistes Nora Bzheta.

Në Art House do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit programe të ndryshme duke filluar nga “Personal narratives, family myths” të kuruar nga Sylvia Schedelbauer e duke vijuar me një përzgjedhje me videoart nga koleksioni i Fondacionit In Between Art Film të kuruar nga Edi Muka, thuhet në njoftimin për media.

Me 8 qershor, ndërkaq do ketë një fokus në tre vepra video të William Kentridge nga koleksioni Moschini e Fischetti ndërsa të dielën me datë 9 një program me videoart shqiptar të kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj.

Ndërkohë auditori Françeskan do të mirëpresë një program të sjellë nga Roland Sejko me nëntë filma të shkurtër të prodhuar nga nëntë regjisorë italianë ekskluzivisht me materiale të Arkivit të Instituto Luce në Romë.

Programi mbledh filma nga Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello e Sara Fgaier, Roland Sejko, Alice Rohrwacher, Giovanni Piperno, Marco Bonfanti, Paola Randi e Costanza Quatriglio. Te ky Auditor do të shfaqet ditën e diel me datë 9 edhe filmi i Eneos Çarka Another Day.

Në Vendin e Dëshmisë e Kujtesës, Santiago Sierra sjell videon e tij më të fundit The Maelström ndërsa Gentian Doda me grupin Was Bleibt Kollektiv prezantojnë filmin koreografik Gjurmë.

Qendra Rinore Arka do të mirëpresë për tre ditë shfaqjen e tre filmave të shkurtër që vinë nga festivali i mirënjohur italian Concorto Film Festival. Të tre filmat, Night Shift, Sardine dhe Lovers ishin fitues të edicionit të vjetshmëm të këtij festivali, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Dalja nga qyteti, që në dy vitet e fundit e kishte parë programin e festivalit të shpalosej buzë liqenit, këtë vit do t’i drejtohet Kalasë së Shkodrës me instalime video e projeksione fotografike nga Lek M.Gjeloshi e Sara Passerini dhe me projektimin në natën e datës 8 qershor të filmit të Wael Shawky, I am Hymns of the New Temples.

Kalaja e Shkodrës thuhet se për dy net do të jetë arenë e një programi muzikor të përzgjedhur nga Rubin Beqo e Nita Deda, program i cili do përfshijë gjatë ditëve të festivalit edhe Bed Station si dhe hapësirat e ish Konsullatës italiane në Shkodër.

“Qendra e festivalit mbetet Kinema Republika e cila mirëpret një seri me filma të gjatë e të shkurtër duke filluar me dy filmat e natës së hapjes nga Driant Zeneli e Roland Sejko e duke vazhduar me një program të kuruar nga Tea Paci ku përmendim filma nga regjisorë e artistë si Cecilia Vicuña, Noor Abed, Evi Gjoni, Hoda Taheri, Fabrizio Bellomo, Emilien Dubuc, Helena Wittmann, Vasilis Katsoupis, Bo Wang e Ilir Hasanaj”.

Ky vit shënon edhe edicionin e tretë të punëtorisë së koordinuar nga Melisa Paci që sheh nxënësit e shkollave 9 vjeçare të dialogojnë me punën e një artisteje bashkëkohore. Këtë vit nxënësit e shkollave “Ismail Qemali” e “Miqësia”, kanë punuar për një periudhë gjashtë mujore në dialog me veprën e artistes Claudia Losi dhe punimet e tyre do të shfaqen në Galerinë Oda me datë 7 në ora 17.00.

Ish Konsullata Italiane në Shkodër do mirëpresë një program të kuruar nga Ajola Xoxa me tri vepra në video të Anri Salës, Anna Ehrenstein dhe Lek M. Gjeloshit.

Një seri bisedash e takimesh do të shoqërojne ditët e festivalit ku veçojmë prezantimin e Pavjonit shqiptar në Biennalen e Venecias me protagoniste artisten Iva Lulashi dhe kuratorin Antonio Grulli, i cili do mbahet në Qendrën Rinore Arka me datë 6 Qershor, ora 16.00.

You Might Also Like

Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it

`Shkodra Elektronike` `shndrit` Kalanë e Rozafës

Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`

Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

TAGGED: #5-9 qershor, #Ekrani i Artit, #Festivali i Filmit, #Shkodër
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Nis aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
BE dënon vendimin e Rusisë për shpalljen e REL-it “organizatë të padëshirueshme”
Serbët “e papërshtatshëm” dhe “tradhtarë” të Kosovës
“Në Ukrainë, ka një tendencë për t’ia lënë presidentit shumicën e vendimeve politike, në dëm të rajonit dhe demokracisë”: Klitschko për ARD
Gencoglu: Trepça është rikthyer, tashti të gjithë të kenë kujdes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?