By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Çmenduri’, 600 km me biçikletë për të mbështetur Dortmundin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > ‘Çmenduri’, 600 km me biçikletë për të mbështetur Dortmundin
Sport

‘Çmenduri’, 600 km me biçikletë për të mbështetur Dortmundin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 8:21 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Në Londër në stadiumin ‘Wembley’ gjithçka është gati për një nga ndeshjet më të pritura të vitit.

Sot është dita e madhe, finalja e Ligës së Kampionëve, luhet mes Real Madridit shumë të favorizuar, gati për të marrë në shtëpi kupën e tij të pesëmbëdhjetë, dhe Borussia Dortmund me një dëshirë të madhe për të tentuar të përmbysë parashikimet dhe të përsërisë fitoren e vetme të Ligës së Kampionëve.

Mes shumë tifozëve që mbërritën në ‘Wembley’ për finalen, klubi verdhezi gjerman mund të llogarisë edhe një të veçantë. Rick Zabel, i cili pas lamtumirës së fundit me profesionalizmin, mbërriti në Angli me biçikletë duke u nisur direkt nga shtëpia e tij.

30 vjeç dhe bir i një artisti, Rick Zabel u bë profesionist në vitin 2014 (pas dy vitesh në akademinë e Rabobank) dhe në njëmbëdhjetë sezonet e tij në kategorinë e më të mirëve, ai mori pjesë në shumë gara. Më 3 maj, ai tronditi të gjithë me një video sociale duke njoftuar pensionimin e tij, duke falënderuar botën e çiklizmit dhe duke bërë të ditur se kishte shumë plane për të ardhmen.

Të dielën e kaluar ai e vuri numrin në shpinë për herë të fundit teksa garonte në Rund um Koln, gara e tij në shtëpi, i përqafuar nga shumë miq dhe shumë fansa, por për Rick Zabel nuk pati as kohë për të mbyllur biçikletën.

Aventura me dy rrota, “Road To Wembley” e pa Rick Zabel protagonist të një udhëtimi 600 km të ndarë në tre faza për të shkuar dhe për të mbështetur Borussia Dortumnd, ekipin e tij të preferuar, së bashku me një mikun e tij, krijues të videove, Norbert Szekly.

Udhëtimi nisi të mërkurën nga ‘Signal Iduna Park’, stadiumi i skuadrës verdhezi dhe u dokumentua tërësisht në rrjetet sociale me disa video argëtuese.

Ka qenë vetë Zabeli që ka bërë të ditur projektin: “Po shkoj në Londër për të ndjekur ekipin tim të preferuar, por nuk kam një plan, në fakt plani është realisht të mos kesh një plan”.

Etapa e parë prej 250 km i pa ata të shkonin nga Dortmundi në Antëerp, të enjten arritën në portin e Dunkirk pas 220 km. Më në fund të premten, pas kalimit të Kanalit me traget, ata kaluan me biçikletë 130 km nga Dover në stadiumin ‘Wembley’. Gjatë 600 km të planifikuara, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë dhe së fundi Mbretëria e Bashkuar u vizituan në kushte mjaft të pafavorshme. Rick Zabel pedalonte gjithmonë me buzëqeshje, duke vënë në pah qartë ngjyrat e skuadrës së tij të preferuar, të cilat nuk mungoi t’i shfaqte edhe nëpër rrugët e Londrës.

Aventura e Rick Zabel, përtej brohoritjeve dhe pasionit për futbollin, ka një qëllim tërësisht bamirës. Gjatë udhëtimit treditor dhe deri më 3 qershor, ish-çiklisti po mbledh fonde për Fondacionin Neven Subotic, i cili merret me ndërtimin e puseve, objekteve shëndetësore dhe shkollave në Kenia.

Objektivi ishte 10,000 euro, por falë donacioneve të shumta nga fansat dhe entuziastët, shifra e arritur tashmë është mbi 12,000 euro dhe është e destinuar të rritet.

Donacionet e mbledhura vazhdojnë të rriten, ashtu si edhe shikimet e videove që flasin për 3 ditët e udhëtimit të tij midis 5 vendeve dhe rrugëve të pamundura. Tashmë e dimë se në këndin gjerman të stadiumit ‘Wembley’ do të jetë edhe ish-çiklisti, tashmë një tifoz special që ka mbërritur me biçikletën e tij për të mbështetur ekipin e tij të preferuar.

You Might Also Like

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Kosova – Komoret, formacionet

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

TAGGED: #600 km me biçikletë, #Borussia Dortmund, #Mbështetje, #Rick Zabel
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, si po ndryshon tregu

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Osmani për Asociacionin: Kushtetuta është alfa e omega e veprimeve tona
Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, thotë të mos harrohen mësimet e marra nga ajo e 2013-ës
P​rezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës
Serbia i dyfishoi fondet për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?