By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë nëse Hamasi bie dakord
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë nëse Hamasi bie dakord
Rajon / Botë

ShBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë nëse Hamasi bie dakord

Kosova Times
Last updated: 2024/06/02 at 8:53 PM
Kosova Times Published June 2, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha të dielën se nëse Hamasi bie dakord mbi marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.

“Ky ishte një propozim izraelit. Të gjitha pritshmëritë tona janë që nëse Hamasi bie dakord me propozimin, që atyre iu përcoll si një propozim izraelit, atëherë Izraeli do të thoshte po,” tha zoti Kirby në një intervistë në programin televiziv “This Week” të rrjetit ABC News.

Të dielën një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli e ka pranuar një projekt marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila po çohet përpara nga Presidenti Joe Biden, edhe pse plani sipas tij nuk është i përsosur dhe ka nevojë për shumë ndërhyrje.

Në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times”, këshilltari i kryeministrit Netanyahu për politikën e jashtme, Ophir Falk tha se Izraeli kishte rëndë dakord me propozimin e Presidentit Biden, duke shtuar se “nuk është një marrëveshje e mirë, por se Izraeli dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve”.

“Ka shumë elementë që duhen diskutuar”, tha ai duke shtuar se kushtet e Izraelit, përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit nuk kanë ndryshuar.

Të premten, Presidenti Biden ofroi hollësi për një plan me tre faza, që sipas tij ishte plan i qeverisë së Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

Faza e parë e marrëveshjes do të përfshinte armëpushim si dhe lirimin e një numri të personave që po mbahen peng.

Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.

Ndjekja e planit, bazuar në këto faza, duket se nënkupton se Hamasi do të vazhdonte të luante rol në marrëveshjet shtesë të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, çka duket se mund të bjerë ndesh me vendosmërinë e Izraelit për të rifilluar fushatën për eliminimin e grupit Hamas, që ka mbështetjen e Iranit.

Këshilltari Ophir Falk konfirmoi qëndrimin e zotit Nentanyahu se nuk do të ketë “armëpushim të përhershëm pa u plotësuar objektivat e Izraelit”.

Deri tani, Hamasi e ka mirëpritur nismën e Presidentit Biden.

“Fjalimi i zotit Biden përfshinte ide pozitive, por ne duam që propozimi të materializohet brenda kornizave të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që plotëson kërkesat tona”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, për rrjetin Al Jazeera të shtunën.

Hamasi kërkon garanci për dhënien fund të ofensivës në Gazë, tërheqjen e të gjitha forcave izraelite, lëvizje të lirë për palestinezët dhe ndihmë për rindërtimin e Gazës.

Ndërkohë, në Izrael vazhdojnë protestat kundër qeverisë Netanyahu dhe mënyrës se si ai po e zhvillon luftën në Gazë.

Të shtunën, policia përdori pompa uji me presion për shpërndarjen e protestuesve. Në Tel Aviv mbahen protesta të vazhdueshme, me thirrjet kundër qeverisë së Izraelit dhe kërkesave për lirimin e pengjeve.

Sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, la të vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë ndërsa u rrëmbyen rreth 250 vetë, sipas të dhënave izraelite.

Bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.

Izraeli thotë se gjatë luftimeve ka humbur 290 trupa.

You Might Also Like

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

TAGGED: #Izrael, #ShBA, Plani i paqes
Kosova Times June 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Alain Giresse publikon listen e futbollistëve për dy ndeshjet e marsit

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Poulsen: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda disa viteve
Inteligjenca amerikane: Ministri kinez i Mbrojtjes që viziton Rusinë i suspenduar dhe nën hetim
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri në 30 minuta pritje
Izraeli godet lagje të Bejrutit pavarësisht paralajmërimit amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?