By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon në Prishtinë ‘Java e Krenarisë’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fillon në Prishtinë ‘Java e Krenarisë’
Lajme

Fillon në Prishtinë ‘Java e Krenarisë’

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 6:48 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Me sloganin ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ ka nisur sot në Prishtinë ‘Java e Krenarisë’

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka uruar ‘Javën e Krenarisë’, siç thotë ajo më shumë atyre që për shkak të stigmës nuk ishin sot aty.

“Me Kushtetutën e Republikës sonë drejtpërdrejtë lartëson të drejtat e njeriut. Kushtetuta frymon mbi parime e barazisë dhe kundër diskriminimit. Andaj këtij mandati si qeveri kemi bërë përpjekje që ta avancojmë atë përmes legjislacionit. Kemi dëgjuar fjalime shqetësuese nga Kuvendi i Kosovës, por siç e kam thënë po e them ne jemi bashkë sepse të drejtat e njeriut nuk negociohen”, tha Haxhiu.

Sipas saj, Kodi Civil na ka treguar që duhet punë e avancim. “Pavarësisht avancimi i të drejtave të komunitetit LGBTIQ mbetet ende sfidë”, tha ministrja Haxhiu.

Kurse Mimoza Kusari Lila, shefe e GP të deputetëve të LVV-së tha se do të donte që Kuvendi i Republikës të ketë kaluar tashmë Kodin Civil.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur në atë pikë jo se është çështje politike por se mungon vullneti njerëzor. Flasim për një të drejtë elementare jetësore, të drejtën për tiu treguar të tjerëve ngjyrat e bukura të dashurisë.  Në këtë frymë të ngjyrave të ylberit dua t’ju them se e keni mbështetjen tonë. Një shoqëri që ka kaluar nëpër margjina e shkelje të të drejtave do të duhej të ishte për të drejtat e të gjithëve”, tha ajo.

Kurse Habit Hajredini, drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, tha se janë duke punuar me të gjithë akterët për të drejtat e të gjithëve pa diskriminim.

“E kemi përgatitur dokumentin për komunitetin LGBTIQ+ që ka të bëjë me adresimin e të drejtave të komunitetit, shërbimet shëndetësore. Do të bashkëpunojmë me shoqëritë civile. Si Zyrë për Qeverisje të mirë po punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshi Zyrën e BE-së, për parandalim të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Jemi duke punuar ngushtë edhe për strehimoren për personat LGBTIQ+”, tha ai.

Ndryshe ‘Prishtina Pride’, këtë vit shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë. Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë individë LGBTIQ+ që avokojnë çdo ditë për barazi dhe gjithëpërfshirje.

Kjo javë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre, edhe në këtë edicion të tetë kjo javë mbetet pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë.

Prishtina Pride përmes sloganit “Kemi qenë dhe do t’jemi” në këtë edicion duan të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfida të ndryshme si pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Për të shënuar këtë jave do te këtë aktivitete të shumta si shfaqje e koncerte te ndryshme.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

TAGGED: #Java e Krenarisë, #Kemi qenë dhe do t`jemi
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia lëshoi ​​mbi njëqind drone në Ukrainë, ka të plagosur

Kosova Times Kosova Times March 25, 2025
Biblioteka ndriçohet me ngjyrë ari për fëmijët e prekur nga kanceri
Maqedonci: Nga 16 dhjetori filloi punën stafi i ri i kuzhinierëve në FSK
Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Prizrenit
Një gotë nga kjo pije në ditë shkrin 8 kg në 12 javë: Të famshmit e pinë gjithmonë për të humbur peshë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?