By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 10:22 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka marrë vesh për vdekjen e katër pengjeve tjera që janë marrë prej Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor të vitit të kaluar.

Sipas saj, katër personat janë vrarë gjatë një operacioni izraelit në Han Junis, në jug të Gazës, duke shtuar se trupat e tyre janë duke u mbajtur ende prej militantëve.

Burrat janë identifikuar si Nadav Popplewell, 51-vjeçar, Chaim Peri, 79-vjeçar, Yoram Metzger, 80-vjeçar dhe Amiram Cooper, 85-vjeçar.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se inteligjenca e mbledhur në javët e fundit ka çuar në këtë përfundim.

“Ne vlerësojmë që të katërtit janë vrarë në zonën e Han Junisit gjatë operacionit tonë kundër Hamasit”, ka thënë ai, pa dhënë më tepër hollësi.

Muajin e kaluar, Hamasi ka pretenduar që Nadav Popplewell ka vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në prill.

Katër burrat janë kidnapuar në tokën izraelite, afër Rripit të Gazës, më 7 tetor.

Sipas autoriteteve izraelite, në sulmin e Hamasit atë ditë, janë vrarë 1.200 izraelitë dhe rreth 240 janë marrë peng.

Hamasi pati liruar 105 civilë përgjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Për fatin e pengjeve tjera nuk dihet, por zyrtarët izraelitë besojnë që disa prej tyre kanë vdekur.

Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli ka nisur fushatë ushtarake për të shkatërruar grupin.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.40 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Hamas, #Izrael, #Pengje, #Vdekje
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Bashkimi opozitar e vetmja shpresë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi
Mustafa: Ne morëm mbështetjen e SHBA-së për të marrë në konsideratë çështjen e Luginës së Preshevës
Osmani mirëpret ish-presidenten e Estonisë, për të diskutuar bashkëpunimin dhe sigurinë
iPhone 15 erdhi – a ia vlen?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?