By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Presidenti i KOK-ut, Krasniqi mbollën “Pemën Olimpike 2024” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti dhe Presidenti i KOK-ut, Krasniqi mbollën “Pemën Olimpike 2024” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë
Sport

Kurti dhe Presidenti i KOK-ut, Krasniqi mbollën “Pemën Olimpike 2024” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 4:41 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Në shënim të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë sot u mboll “Pema Olimpike 2024”. Në ceremoni mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Në prag të Lojërave Olimpike Paris 2024, që mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht, kryeministri Kurti i uroi suksese boksierit dhe pesë xhudistëve të cilët do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në lojërat.

“Me kaq banorë sa kemi, me vetëm dy pjesëmarrje në lojëra olimpike të kemi tri medalje olimpike. Jemi të pashembullt, të pandjekur, nga askush tjetër dhe urojmë që kjo të na motivojë tash edhe për sukseset e radhës për fitore të reja, në Paris nga fundi i korrikut deri në fillimin e gushtit”, tha kryeministri.

Në anën tjetër, Presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, e vlerësoi mbjelljen e “Pemës Olimpike 2024” si simbolikë me domethënie shumë të madhe që konsiston edhe në ruajtjen e mjedisit.

“Kjo është hera e parë që në oborrin e Kryeministrisë po mbillet kjo pemë dhe besoj kështu me këtë gjelbërim dhe këtë vullnet do të kemi edhe suksese në Lojërat Olimpike Paris 2024”, tha ai duke falënderuar Qeverinë e Kosovës e në veçanti Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme.

Mbjellja e “Pemës Olimpike” tashmë është shndërruar në simbolikë tradicionale e cila për çdo vit mbillet në oborret e objekteve të ndryshme të institucioneve të Kosovës.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin, porsa mbollëm pemën, këtu në oborrin e Qeverisë në prag të lojërave të ardhshme Olimpike që do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri më datën 11 gusht, dhe në të cilët Republika e Kosovës merr pjesë me pesë xhudistë dhe një boksiere. Ju urojmë suksese sa më të larta.

Kjo është pjesëmarrja e tretë e Kosovës në Lojërat Olimpike. Prej dy pjesëmarrjeve të mëhershme i kemi tri medalje edhe nëse e krahasojmë më popullsinë e vendit tonë dhe numrin e pjesëmarrjeve në lojërat olimpike Kosova është një rast i cili nuk ka tjetër në mbarë globin. Pra, me kaq banorë sa kemi, me vetëm dy pjesëmarrje në lojëra olimpike të kemi tri medalje olimpike. Jemi të pashembullt, të pandjekur, nga askush tjetër dhe urojmë që kjo të na motivojë tash edhe për sukseset e radhës për fitore të reja, në Paris nga fundi i korrikut deri në fillimin e gushtit, por më pastaj në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit do të jenë edhe lojërat Paralimpike ku gjithashtu Republika e Kosovës merr pjesë.

Unë e falënderoj Kryetarin e Komitetit Olimpik që kësaj radhe, herën e 14-të, kjo pemë tradicionale tashmë për çdo vit që mbillet nëpër objekte të ndryshme të institucioneve të Republikës nëpër oborret e tyre përkatëse tash do të jetë në oborrin e Qeverisë këtu tek Kryeministria.

You Might Also Like

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Nis ndeshja – Shqipëri – Ser

Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë

Shqipëri – Serbi, formacionet

TAGGED: #Albin Kurti, #Ismet Krasniqi, #KOK, #Pema Olimpike 2024
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Punonjësit e Bankës së Rusisë janë të detyruar të mësojnë urgjentisht kinezisht

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Kurti në Stubëll: E rëndësishme është ndihma për njëri-tjetrin
Vuçiq po përdor vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë për marketingun e tij politik
Vendet e BE-së paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok
PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?