By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Kufizimet e reja për migrantët do të sigurojnë kufirin ShBA-Meksikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Kufizimet e reja për migrantët do të sigurojnë kufirin ShBA-Meksikë
Rajon / Botë

Biden: Kufizimet e reja për migrantët do të sigurojnë kufirin ShBA-Meksikë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 9:31 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Migrantëve që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, mund t’iu pamundësohet shansi për të kërkuar azil, dhe kështu do të dëbohen shpejt në Meksikë, bazuar në kufizimet e reja që janë bërë publike prej administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë, mirëpo ato nuk do të vlejnë për fëmijët e pashoqëruar, personat që kanë probleme të mëdha shëndetësore, apo për viktimat e trafikimit, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Kam ardhur këtu për të bërë atë çfarë republikanët në Kongres kanë refuzuar të bëjnë, të marrim hapat e nevojshëm për të siguruar kufirin tonë”, ka thënë Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Le të zgjidhim problemin dhe të mos luftojmë për këtë gjë”.

Biden, demokrat, e ka ashpërsuar qasjen e tij sa i përket sigurisë kufitare, pasi imigrimi ka dalë të jetë ndër çështjet kryesore për amerikanët në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Biden pritet të përballet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do të marrë masa të ashpra për të luftuar migrimin, nëse e fiton edhe një mandat.

Biden e ka nisur mandatin presidencial më 2021, me zotimet për të përmbysur politikat e Trumpit për migrimin, mirëpo ndërkohë është përballur me shkallë rekorde të migrantëve, që e kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Masat e reja kufizuese “do t’i rrisin pasojat për ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme”, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.

Megjithatë, ai ka thënë se kufizimet e reja për azil nuk janë të përhershme.

Ato do të aktivizohen kur mesatarja e arrestimeve në kufi të kalojë shifrën 2.500 brenda një jave, dhe do të pauzohet kur arrestimet të ulen në 1.500 arrestime në ditë.

Hera e fundit kur shifra ka rënë nën 1.500 arrestime në ditë ka qenë në muajt e parë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, në korrik të vitit 2020, kur udhëtimi në nivel global ka qenë shumë i vogël.

Shifra mesatare e arrestimeve në kufijtë amerikanë ka qenë 4.300 brenda një dite, në muajin prill.

Kufizimet e reja pritet të sfidohen nëpër gjykata prej grupeve për të drejta të imigrantëve, të cilat e kanë kritikuar Bidenin se ka miratuar politika të llojit të Trumpit.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #Joe Biden, #Meksikë, #Migrantë, #ShBA
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia liron nga mobilizimi disa profesione

Kosova Times Kosova Times September 23, 2022
Mbrojtja pritet të dorëzojë mocionin për rrëzimin e akuzës
Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!
Google i kërkohet të promovojë media të pavarura nga Rusia dhe Bjellorusia
Të lodhur nga turmat? Këto janë vendet evropiane me më pak turistë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?