By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Ukraina e ngrirë në Alaskë
August 9, 2025
`Shkodra Elektronike` `shndrit` Kalanë e Rozafës
August 9, 2025
Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq: Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor në Serbi
Rajon / Botë

Vuçiq: Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 9:43 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiq në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi.

Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që në Beograd të niste punën udhëheqja e re, sa më shpejt që është e mundur, pasi, sipas tij, 750.000 njerëz kanë votuar prej 1.6 milion banorëve në total.

“SNS ka fituar bindshëm në Beograd dhe Novi Sad”, ka pretenduar Vuçiq.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor.

Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja.

Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve.

SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë.

Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm.

You Might Also Like

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Qasje në gjithë materialin zgjedhor, #Serbi, #Zgjedhje
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rasti Dehari, Kurti thotë se Ministria e Drejtësisë duhet të përgjigjet për mostrat

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Ministri i Jashtëm çek u kërkon serbëve t’i heqin barrikadat e vendosura në veri të Kosovës
Rritja e depozitave në banka është indikator i mungesës së sigurisë politike dhe juridike
Irani kritikon Bidenin për mbështetjen e protestave
Kurti: Masakra e Studimes, strategji gjenocidale e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?