By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë
June 7, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 7, 2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
June 7, 2025
Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë
June 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meloni, Rama: Në Shqipëri s’ka mafia si Camorra – Investigimi i Rai3, për të sulmuar marrëveshjen për emigrantët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Meloni, Rama: Në Shqipëri s’ka mafia si Camorra – Investigimi i Rai3, për të sulmuar marrëveshjen për emigrantët
Rajon / Botë

Meloni, Rama: Në Shqipëri s’ka mafia si Camorra – Investigimi i Rai3, për të sulmuar marrëveshjen për emigrantët

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 1:56 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni (Giorga Meloni), kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk la pa hedhur poshtë edhe njëherë investigimin e kanalit italian Rai 3.

Nga Shëngjini, duke iu referuar SPAK, Rama tha se në Shqipëri nuk ekzistojnë organizata mafioze si Camorra apo Cosa Nostra, ndërsa theksoi se qëllimi i investigimit ishte të hidhte baltë mbi Shqipërinë dhe të sulmonte marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

“Sipas SPAK, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept ky mjaft i përdorur kohët e fundit për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Duke cituar kreun e SPAK, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që i ngjajnë organizatave mafioze të llojit, Camorra, Cosa Nostra sepse grupet kriminele shqiptare nuk kanë hierarki të tyre dhe veprojnë në grupe të ngushta familjare ose shoqërore. Shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat të thëna në mediat italiane për Shqipërinë me qëllimin për hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar  marrëveshjen mes dy vendeve.

Duhet të kenë turp të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve dhe të vetë publikut italian. Qeveria jonë mund të ketë gjithë mëkatet e botës, por kurrë nuk ka mëkatin e një dite paqeje në luftën kundër krimit dhe as mëkatin që t’i kthejë kurrizin kur i është kërkuar të ndihmojë Italinë dhe jo vetëm Italinë. Si të shpjegoj faktin që disa gazetarë investigativ vijnë këtu dhe nuk shohin këta qindra emigrantë që i janë vjedhur vdekjes, por shohin fantazma, shpirtra të kriminalitetit që ekzistojnë vetëm në mendjet e tyre, për të informuar publikun e tyre me lajme të shkruara më parë”, tha Rama.

Ndalur te marrëveshja për emigrantët, Rama theksoi se Shqipëria është “e lumtur” t’i shërbejë Italisë, teksa shtoi se mund të diskutohet nëse ajo do të rezultojë apo jo e suksesshme, por jo për qëllimet mbi të cilat u arrit.

“Unë jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbejë Italisë, nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm për Italinë, le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe bindjen se deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon prej mijëra vitesh. Në një çast kaq të vështirë jo vetëm për Italinë, por për gjithë Europën, jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si evropianë brenda BE, por si evropianë me BE-në. Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë dhe të kemi dyshime, qoftë edhe për mirësinë që kjo marrëveshje ka, nëse do të jetë një gjë me vlerë apo një gabim, por nëse do të jetë një gabim do të jetë gabim i bërë me zemër dhe jo nga llogaritjet e egra”, deklaroi kryeministri.

You Might Also Like

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

TAGGED: #Camorra apo Cosa Nostra, #Edi Rama, #Giorgia Meloni, #Marrëveshja për migrantët, #Rai3, #Sulm
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Fillon operacioni i Elon Musk për të shkurtuar gjysmën e stafit në Twitter, punonjësve u hiqet aksesi nga e-maili

Kosova Times Kosova Times November 4, 2022
Koraq: Kërcënimi i Vuçiqit ndaj Kurtit ishte i qartë, është tjetër çështje që u kthye në Beograd si bumerang
Orav: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve
Pacolli në festën e Trumpit
Vdekja e aktores së njohur edhe sot është mister: Trupi i saj lundroi në det, ishte vetëm 43 vjeç
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?