By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mitrovicë, mbyllet `Java e edukimit shëndetësor kundër duhanit`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Mitrovicë, mbyllet `Java e edukimit shëndetësor kundër duhanit`
Shëndetësi

Mitrovicë, mbyllet `Java e edukimit shëndetësor kundër duhanit`

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 9:22 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës njofton se sot përfunduan me sukses ligjëratat dhe sesionet informuese, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Java e edukimit shëndetësor kundër konsumimit të duhanit”, ku në fokus ishin nxënësit e klasave të VII-ta dhe të IX -ta të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

Sipas njoftimit nga data 30 Maj deri më sot 05 Qershor 2024, Njësia për Edukim Shëndetësor, Këshillim dhe Promovim të Shëndetit e QKMF-së, mbështetur nga Drejtoria për Shëndetësi, ka mbajtur ligjërata edukative dhe sesione informuese rreth dëmeve ndaj shëndetit, që shkaktohen nga konsumimi i duhanit, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Komunën e Mitrovicës.

“Njësia për Edukim Shëndetësor, Këshillim dhe Promovim të Shëndetit ka zhvilluar ligjërata edukative në këto ShFMU: “Musa Hoti“, “Migjeni“, “Abdullah Shabani“, “Eqrem Çabej”, “Gj.K.Skënderbeu“, “Andon Z.Çajupi“, “Aziz Sylejmani”, “Bedri Gjinaj“, “Fazli Grajçevci” dhe “Harun Beka”.

Dy ligjërata janë mbajtur dhe nga profesionistët shëndetësorë të QMF në Shupkofc dhe QMF Tunel i Parë, në shkollat: ShFMU “Shemsi Ahmeti” në Shupkofc nga Dr.Mevlyde Smakiqi dhe ShFMU “Elena Gjika” nga Dr.Gylxhane Bekteshi”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr. Fahri Shabani, vlerësoi lart rëndësinë e organizimit të këtyre aktiviteteve dhe falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë që u angazhuan që “JAVA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR KUNDËR DUHANIT” të përmbyllet me sukses.

Kjo fushatë vetëdijesuese është organizuar në kuadër të shënimit të 31 Majit – Ditës Botërore pa duhan. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë

Kosova shënon Ditën Botërore kundër duhanit: Bëhet thirrje për mospërdorim

Shënohet Dita Botërore kundër Duhanit

Mjekët nga Turqia po operojnë 12 fëmijë në Kosovë me probleme në zemër

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

TAGGED: #Java e edukimit shëndetësor kundër duhanit, #Mitrovicë
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vetëvendosje pyet opozitën, pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Avdijaj shkëlqen në Kupën e Austrisë
Ukraina kërkon mbështetje ushtarake ajrore nga shtetet e G7
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali
Britania sanksione ndaj një qytetari të BiH për pjesëmarrje në agresionin kundër Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?