By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit
October 27, 2025
”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage
October 27, 2025
Nisin hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prizren
October 27, 2025
Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj dhe Kaçanik
October 27, 2025
34 aksidente me të lënduar dhe 18 persona të arrestuar në 24 orët e fundit
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`
Lajme

Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 10:26 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Komuna e Prizrenit jep leje ndërtimore për kompleksin banesor që do të ndërtohet tek ish “Farmakosi”, ku ka ekzistuar edhe kompleksi i “Saraji i vjetër”. Lejen për ndërtim në këtë vend, investitori e ka kërkuar që në vitin 2019, por për shkak se aty ndodheshin objekte që konsideroheshin të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, ajo i është refuzuar.

Në vendin tek ish “Farmakosi” në Prizren, do të ketë ndërtim banesor multifuknsional. Në këtë zonë, ishte edhe kompleksi “Saraji i vjetër” i Prizrenit, që në vitet e fundit nga Institucioni për Mbrojtjen e Monumenteve është futur në mbrojtje të përhershme. Për rrënimin që po ndodhë, drejtori i Urbanizmit, Pranverim Berisha, thotë se ka kërkuar pëlqim tek Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës.

“Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e ka humbur afatin dhe nuk është përgjigjur faktikisht brenda afatit ligjor, dhe normalisht ka lejua që pas mos përgjigjes brenda asaj që parashihet me ligj të procedojë organi kompetent. Heshtja administrative nënkupton se zyrtari përgjegjësi i lëndës të vazhdojë me procedura të tjera, duke vazhduar deri në dhënien e lejes ndërtimore”, ka thënë Pranverim Berisha, drejtor i Urbanizmit.

Drejtoria e Inspektorateve ka dalë në terren dhe ka konstatuar se investitori po respekton lejet e lëshuara nga komuna e Prizrenit.

“Investitori e ka paraqitur lejen e rrënimit dhe lejen e ndërtimit, sepse paraprakisht lëshohet leja e rrënimit si dhe lëshohet leja e ndërtimit. Të gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas ligjit në fuqi investitori i ka dhe ne si Inspektorat i kemi bërë procesverbalet, kemi konstatuar se investitori është i pajisur me leje ndërtimi dhe rrënimi dhe investitori është duke respektuar të gjitha lejet e lëshuara nga urbanizmi”, ka thënë Islam Ukimeri, drejtor i Urbanizmit.

Sipas drejtorit të Urbanizmit, nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore është kërkuar që të anulohet leja e ndërtimit, por drejtoria e urbanizmit do të ndjekë procedurat për ankimim. Investitori që vjen nga Maqedonia e Veriut, nuk pranoi të deklarohet, por pretendon se po zbaton rregulloren dhe ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage

Nisin hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prizren

Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj dhe Kaçanik

34 aksidente me të lënduar dhe 18 persona të arrestuar në 24 orët e fundit

Osmani arrinë për vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake

TAGGED: #Farmakos, #Ndërtim i lartë, #Prizren
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 29 maj 2024!

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale
Aktakuzë për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë
10 mijë Euro shpërblim kush jep informacione për kapjen e policit
Ish-deputeti bullgar i akuzuar për spiunim, zgjidhet shef i grupit të mbështetur nga Moska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?