By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet
January 31, 2026
Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës
January 31, 2026
Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë
January 31, 2026
Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë
January 31, 2026
Shembet muri mbrojtës në Meliq, shoferi mbetet i bllokuar në automjet
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shfaqja ‘Të negociosh paqen’ prezantohet në Zagreb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shfaqja ‘Të negociosh paqen’ prezantohet në Zagreb
Lajme

Shfaqja ‘Të negociosh paqen’ prezantohet në Zagreb

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 11:17 AM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Shfaqja “Të negociosh paqen” e Qendrës Multimedia do të prezantohet sot më 7 qershor në Teatrin Kerempuh në Zagreb të Kroacisë.

Sipas njoftimit nga Qendra Multimedia, shfaqja do të prezantohet në edicionin e 48-të të festivalit “Ditët e satirës – Fadil Hadžić”.

“Festivali ‘Ditët e satirës – Fadil Hadžić’ është festival ndërkombëtar i Teatrit Kerempuh, i cili që nga viti 1976 mbahet çdo vit në qershor, me qëllim të promovimit të shfaqjeve cilësore të satirës dhe komedisë dhe, mbi të gjitha, përballjes së publikut me problemet aktuale të përditshmërisë sonë përmes elementeve të pashmangshme të humorit dhe satirës, duke e pasuruar jo vetëm jetën kulturore, por edhe vetëdijen shoqërore. Ditët e Satirës Fadil Hadžić çdo vit na kujtojnë rëndësinë e humorit dhe satirës që na bëjnë më tolerantë, na lidhin me të tjerët, na mësojnë, na japin pikëpamje të reja për botën”, njofton Qendra Multimedia.

“Prezantimi në këtë festival që është ndërtuar mbi parimin e lirisë së fjalës dhe rezistencën kundër cenzurës, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qendrën Multimedia. ‘Të negociosh paqen’ është shfaqje që ballafaqon shoqërinë me dinamikat e tryezave të negociatave që përcjellin shoqëritë e pasluftës dhe me pyetjet e vështira se kush e ka legjitimitetin të negociojë paqen dhe a është falja një akt kolektiv, apo individual si dhe a përfaqësohen zërat e viktimave në këto tryeza, si kategoria e shoqërisë që i vuan më së shumti humbjet dhe pasojat nga luftërat”, njofton qendra.

Prezantimi në Zagreb i shfaqjes “Të negociosh paqen” vjen pas prezantimeve nëpër festivale e teatro të ndryshme evropiane në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Gjermani, Çeki dhe u paraprin prezantimeve të mëvonshme të shfaqjes në Itali e në Mal të Zi në festivalin Mittelfest, përkatësisht festivalin FIAT.

Sipas njoftimit të QM-së, Negotiating Peace e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare. Mediet The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar.

You Might Also Like

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

TAGGED: #Qendra Multimediale, #Shfaqja ‘Të negociosh paqen’, #Teatri "Kerempuh", #Zagreb
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katari dhe Franca dërgojnë ilaçe për pengjet në Gazë

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
Trendafilova e Speciales viziton Kosovën, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut
Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Prezantuesja italiane dha lajmin e parë për vdekjen e Papës: E tronditur dukshëm, në studio ra heshtja
`Arka` e Zymberajt merr çmimin për shfaqjen më të mirë në Maqedoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?