By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarja që garon në Bruksel, prioritet e ka integrimin e shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Shqiptarja që garon në Bruksel, prioritet e ka integrimin e shqiptarëve
Uncategorized

Shqiptarja që garon në Bruksel, prioritet e ka integrimin e shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 4:07 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Ornela Prifti është shqiptarja nga Brukseli, e cila do të garojë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diel në Bruksel. Në një intervistë për Radio Kosovën, Prifti thotë se ajo do të angazhohet për integrim edhe më të madh të komunitet shqiptar në Bruksel. Orenal Prifti, është kandidate e Partisë Socialiste të Belgjikës dhe garon në numrin 46 të kësaj liste.

Radio Kosova: Zonja Prifti, ju do të kandidoni për zgjedhjet parlamentare në Bruksel. Jeni optimiste se do e fitoni garën?

Ornela Prifti: Sa herë që i futesh një gare ose sfide të tillë gjithmonë duhet të jesh optimiste që ta dërgosh atë deri në fund. Megjithatë mua më vjen shumë mirë që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në këtë garë dhe shpresoj që të zgjidhemi sa më shumë shqiptarë, që ta përfaqësojmë sa më shumë komunitetin tonë. Unë mendoj që kam bërë një fushat shumë dinjitoze dhe shpresoj që të kem një rezultat sa më të mirë.

Radio Kosova: Si është gara e një shqiptareje për të hyrë në parlament?

Ornela Prifti: Të them të drejtën unë punojë si juriste në Parlamentin e Brukselit që 10 vite, që kështu e njoh pak a shumë mënyrën se si organizohet fushata, zgjedhjet. Por, është hera e parë që jam vetë kandidate dhe kësaj radhe ka qenë më tepër sfiduese, megjithatë mendoj që këtu është më pak e ashpër sesa në Shqipëri dhe Kosovë. Mbahet ai respekti, ndihet konkurrenca, megjithatë respekti qëndron. Gjithsesi, argument dhe program janë ato që mendoj unë se vlerësohen nga njerëzit.

Radio Kosova: Zonja Prifti, çka dallon program juaj nga program i kandidatëve të tjerë shqiptarë, të cilët besoj që si synim final keni integrimin e komuniteti shqiptar?

Ornela Prifti: Unë jam me Partinë Socialiste të Belgjikës dhe jam e angazhuar si këshilltare në Bashkinë e Brukselit dhe mendoj që Partia Socialiste është ajo parti që ua ka dhënë të drejtën, komunitetit tonë gjithsesi, por edhe komuniteteve të tjera, të kenë të drejta të barabarta, ka qenë ajo që ka luftuar më shumë për të drejtën sociale të njerëzve, për të drejtat e njeriut. Është një parti që ka arritur të tregojë që është në krahun e njerëzve, për t’i ndihmuar ata në të gjitha sferat e shoqërisë. Është partia që më së shumti i respekton imigrantët që në fund të fundit kemi ardhur këtu në Belgjikë.

Radio Kosova: Si është perceptimi për komunitetin shqiptar qoftë nga Kosova apo Shqipëria?

Ornela Prifti: Mua më vjen shumë mirë sepse ka qenë goxha vështirë në fillim. Unë kam qenë juristja e parë shqiptare në Parlamentin e Brukselit dhe paragjykimet, po flasë për përvojën time, por besoj që edhe shqiptarët tjerë që kanë qenë duke punuar në fusha të ndryshime, kanë ndier paragjykime, me ato faktet siç është puna e mafies, korrupsionit për këto gjërat e tjera. Por më vjen mirë sepse shqiptarët në çdo sferë që kanë hyrë, kanë ditur të bëjnë emër, të ndryshojnë paragjykimet, ku përmes punës së tyre kanë treguar që ne, shqiptarët, jemi njerëz me vlera, dinjitozë dhe të shkolluar. Tani kemi një imazh shumë më të mirë se në fillimet tona.

Radio Kosova: Zonja Prifti, nëse do të zgjidheni deputete në Parlamentin e Brukselit, cilat janë prioritet tuaja?

Ornela Prifti: Unë të them të drejtën kam filluar angazhimin tim dhe të them të drejtën do të jetë vazhdimësi e diçkaje që po e bëjë realisht, është fakti që t’i ndihmojë njerëzit që kanë nevoja ta ndryshme. Tani që jam këshilltare në Bashki u kam ndihmuar njerëzve që kanë mungesa nga ana financiare apo sociale, nga ana procedurale. Por edhe gjithashtu për të organizuar sa më shumë konferenca për të njohur Shqipërinë. Në këtë 10 vjeçar kam organizuar shumë konferenca në Parlamentin e Brukselit. Por tani forma e angazhimit tim do të jetë në një nivel tjetër, në nivel më zyrtar, që të kem më tepër kontakte me ambasadat. Deri tani kam organizuar gjëra që nuk kanë qenë shumë të dukshëm, por nëse do të zgjidhem deputete, atëherë besoj që kjo do të ndryshojë për të mirë.

You Might Also Like

Bashkatdhetarët nga 1 korriku policën falas, qeveria i ndanë 4 milionë euro

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

TAGGED: #BE, #Bruksel, #Integrimi i shqiptarëve, #Ornela Prifti, #Zgjedhje
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Short i vështirë për Kosovën, Dardanet sfidojnë Suedinë

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Përkujtohet myftiu dhe diplomati, dr. Rexhep Boja
Qeveria ndan 120 mijë euro për sensibilizim të Regjistrimit të Popullsisë
VIDEO Cybertruck shpërtheu para hotelit të Trump, një i vdekur
Agjencitë e inteligjencës në ShBA të ndara për origjinën e koronavirusit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?