By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: S’mu prezantua ideja e dërgimit të draftit të Asociacionit në Komisionin e Venedikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: S’mu prezantua ideja e dërgimit të draftit të Asociacionit në Komisionin e Venedikut
Lajme

Osmani: S’mu prezantua ideja e dërgimit të draftit të Asociacionit në Komisionin e Venedikut

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 4:36 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se nuk i është paraqitur formalisht ndonjë ide apo propozim që draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian, të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

“Nuk e kam parë një ide të tillë të prezantuar formalisht. Kurdo që prezantohet tek Presidenca si kreu i shtetit dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme, e shqyrtoj dhe pastaj ju njoftoj”, tha Osmani për media pas një vizite në Drenas.

E pyetur nëse do ta mbështeste një propozim të tillë, Osmani tha se “nëse e vlerësojmë se kjo e ndihmon Kosovën, nuk ka ndonjë arsye pse mos ta përkrahim”.

“Është me rëndësi që çdo propozim dhe çdo ide të analizohet vetëm në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shtoi ajo.

Draftin e BE-së, Kurti e ka cilësuar “non-paper”.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

“Shpronësimet në veri, në përputhje me ligjin”

Osmani e mbështeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke thënë se ato janë bërë në përputhje me ligjet.

“Përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, Kushtetutën dhe pesë hapat që janë standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si presidente e Republikës e përkrah çdo veprim në interes të sigurisë nacionale dhe qytetarëve pa dallim”, tha Osmani.

Më 5 qershor, Radio Evropa e Lirë raportoi për vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.

Qeveria e Kosovës u kritikua të enjten për këto shpronësime nga ambasadat e QUINT-it në Prishtinë (ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë), Zyra e BE-së Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE).

Zyra e Kurtit i hodhi poshtë kritikat e tyre të enjten.

“Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë kjo procedurë, e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani të premten.

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik – të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

TAGGED: #Draftstatuti i Asociacionit, #Komisioni i Venedikut, #Vjosa Osmani
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Promovohet libri i veprimtarit të LDK Mustafa-Rama: Kosova humbi një nga intelektualët e shquar

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Ukrainasit po sulmojnë drejt një qyteti rus, dronët rrëzojnë helikopterët rusë, tanket digjen… (VIDEO)
KOK-u organizoi seminar për shëndetin mental për ekipin olimpik
Postecoglou nuk ndihet i rrezikuar nga shkarkimi
Lansohet thirrja publike për mbështetje të konsumatorëve për ngrohje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?