By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rebelët huthi të Jemenit kapin 11 punonjës të OKB-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rebelët huthi të Jemenit kapin 11 punonjës të OKB-së
Rajon / Botë

Rebelët huthi të Jemenit kapin 11 punonjës të OKB-së

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 10:16 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Njëmbëdhjetë punonjës jemenas të agjencive të Kombeve të Bashkuara janë kapur nga rebelët huthi të Jemenit në rrethana të paqarta, thanë autoritetet të premten, ndërsa rebelët përballen me presion financiar në rritje dhe sulme ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ka të ngjarë që të jenë rrëmbyer edhe persona të tjerë që punojnë për organizatat e ndihmave.

Arrestimet vijnë pasi huthitë, të cilët morën kryeqytetin e Jemenit gati një dekadë më parë dhe kanë luftuar më pas kundër një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë sulmuar transportin detar në të gjithë korridorin e Detit të Kuq, për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Por ndërkohë që ka fituar më shumë vëmendje ndërkombëtarisht, grupi për të cilin nuk dihet shumë, ka shtypur disidencën brenda vendit, duke dënuar madje rishtazi edhe 44 persona me vdekje.

Zyrtarët rajonalë, duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti, fillimisht konfirmuan të paktën nëntë punonjës të OKB-së që janë rrëmbyer. Ndër të ndaluarit janë punonjës të agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut, programit të saj të zhvillimit, Programit Botëror të Ushqimit dhe një punonjës i zyrës së të dërguarit të saj të posaçëm, thanë zyrtarët. E ndaluar është edhe bashkëshortja e njërit prej punonjësve.

Të premten mbrëma në Nju Jork, zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric pranoi se ishin rrëmbyer 11 punonjës të OKB-së.

“Jemi shumë të shqetësuar për këto zhvillime dhe po kërkojmë në mënyrë aktive sqarime nga autoritetet de facto huthi në lidhje me rrethanat e këtyre ndalimeve dhe më e rëndësishmja, për të siguruar qasjen e menjëhershme tek personeli i OKB-së”, u tha ai gazetarëve. “Kështu që mund t’ju them se po ndjekim të gjitha kanalet e disponueshme për të siguruar lirimin e sigurt dhe të pakushtëzuar të të gjithëve, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ish-punonjësit e ambasadës amerikane në Sanaa, e cila u mbyll në vitin 2015, gjithashtu janë arrestuar dhe mbahen nga rebelët huthi.

Organizata “Mayyun” për të Drejtat e Njeriut, e cila gjithashtu identifikoi punonjësit e OKB-së që janë ndaluar, përmendi edhe organizata të tjera ndihmash, punonjësit e të cilave u arrestuan nga huthitë në katër provincat që kanë nën kontroll: Amran, Hodeida, Saada dhe Saana.

“E dënojmë ashpër këtë përshkallëzim të rrezikshëm, i cili përbën shkelje të privilegjeve dhe imuniteteve të punonjësve të Kombeve të Bashkuara, të dhëna sipas ligjit ndërkombëtar, dhe i konsiderojmë si praktika shtypëse, totalitare, shantazhuese për të marrë përfitime politike dhe ekonomike”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Shumë nga organizatat e përmendura nuk i konfirmuan menjëherë ndalimet.

Organizata “Save the Children”, i tha agjencisë së lajmeve AP se janë “të shqetësuar për vendndodhjen e një prej anëtarëve të stafit tonë në Jemen dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij”. Organizata nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.

Aktivistët, juristët dhe profesionistë të tjerë hartuan një letër të hapur në internet, duke u bërë thirrje huthive të lirojnë menjëherë të arrestuarit, sepse nëse nuk e bëjnë, kjo “ndihmon për izolimin e vendit nga bota”.

Organizata “Human Rights Watch”, duke cituar të afërm të të arrestuarve, tha se “autoritetet huthi nuk kanë zbuluar vendndodhjet e njerëzve që arrestuan, ose nuk i kanë lejuar të komunikojnë me punëdhënësit dhe familjet e tyre”.

“Huthitë duhet të lirojnë menjëherë çdo punonjës të OKB-së dhe të organizmave të tjera të pavarura që ata kanë ndaluar për shkak të punës së tyre për të drejtat e njeriut dhe punës humanitare dhe të ndalin arrestimin arbitrar dhe zhdukjen e njerëzve me forcë”, tha studiuesi i “Human Rights Watch”, Niku Jafarnia.

Rebelët huthi të Jemenit dhe entitetet mediatike të lidhura me ta nuk kanë folur për ndalimet.

Huthitë kanë arrestuar më parë katër punonjës të tjerë të OKB-së, dy në vitin 2021 dhe dy të tjerë në vitin 2023, të cilët ende mbahen nga ky grupim. Agjencia e OKB-së për të drejtat e njeriut në vitin 2023 i quajti këto ndalime një “situatë thellësisht alarmante pasi zbulon një shpërfillje të plotë për sundimin e ligjit”.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #11 punonjës të OKB-së, #Jemen, #Rebelët huthi
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria e shkarkon kryesuesin që mbeti vetëm, i emëron bord të përkohshëm edhe Trainkos-it

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Sulmohet godina e parlamentit ukrainas
Gruaja për hakmarrje ia preu ORGANIN SEKSIT bashkëshortit teksa flinte
Janjiq: Vetëmenaxhimi në serbisht përkthehet si vetëqeverisje
Murati, Hillit: Kosova e përkushtuar në dialog për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?