By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të lirohemi nga mashtruesit ordiner!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të lirohemi nga mashtruesit ordiner!
Opinion

Të lirohemi nga mashtruesit ordiner!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 9:57 AM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Politikanët kosovarë përveçse janë bërë të njëjtë dhe pa ndonjë dallim të madh, pushtetarë dhe opozitarë janë bërë edhe të paparashikueshëm në veprimet e tyre! Sa shpejt bëhen bashkë aq më shpejt largohen prej njëri tjetrit!

Figurat e politikës kosovare të gërditshëm për qytetarët, të neveritshëm për mërgimtarët

As regjimet më antipopullore të pushtuesve shekullor nuk e kanë qeverisur më keq Kosovën sesa pushtetarët e pasluftës. Politikanët e Kosovës, pozitë dhe opozitë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, të zhytur në luksin përrallor, të dehur nga pushteti dhe lakmia për t’u pasuruar skajshmërish dhe kriminalisht, nuk dëshirojnë të bien e as të ndahen nga karrigia e ëmbël e pushtetit.

Politikanët multimilionerë dëshirojnë të qeverisin e të sundojnë popullatën e varfër si mbretër e autokratë, që nuk ua lëshojnë vendin të tjerëve, por duan të qeverisin (sundojnë) në pafundësi.

Figurat e politikës kosovare janë bërë tepër monotone, irrituese, të gërditshëm për qytetarët dhe të neveritshëm për mërgimtarët.

Përfitimi i inkriminuar material është arsyeja që shumë figura politike duan të qëndrojnë pafundësisht në politikë derisa të jenë gjallë njëjtë sikurse në sistemin monist (komunist), të cilët, me të hipur njëherë në karrigen e pushtetit nuk kanë zbritur më nga ajo deri në vdekje!

Zgjedhjet pa alternativë të re nuk sjellin ndryshim

Përkundër kërkesës çuditërisht të pushtetit dhe realisht opozitës për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje. Opozita e përçarë, e çakorduar dhe e ndarë, e cila është përgjegjëse për të bëmat e saj, për rrënimin e gjithçkaje dhe çdo vlerë në Kosovën e pasluftës, pushtetarët aktualë me mos mbajtjen e asnjë premtimi elektoral janë kthyer në mashtruesit më të mëdhenj të pasluftës në Kosovë!

Për këtë arsye as pushtetarët dhe as opozitarët nuk paraqesin alternativë për të ardhmen e vendit, përkundrazi, janë kthyer në rrënues të çdo shprese të qytetarëve për jetë në Republikën e Kosovës.

Ndryshimet kozmetike brenda partive të tej konsumuara politike nuk paraqesin asnjë lloj ndryshimi, përkundrazi janë të mbështjella me hipokrizi dhe mashtrime serike dhe në vijimësi!

Sikurse pushteti, ashtu edhe opozita e tanishme, për një çerek-shekulli e përmbysën çdo gjë në këtë vend, tani po mundohen sërish të mashtrojnë qytetarët dhe mërgimtarët me paketime të reja kozmetike, kinse janë shpresa e këtij vendi!

Këta përveçse nuk shkojnë drejt, sloganet “drejtimi i ri”, “rruga e re”, “guxo për “shtetin”, etj., i përdorin si kamuflim për mashtrimin e qytetarëve dhe mërgimtarëve.

Sikur ta kishim një shtet i mirëfilltë, disa prej partive politike do duhej ndaluar përgjithmonë aktivitetin politik për shkak të aktiviteteve kriminale dhe vandaliste ndaj institucioneve shtetërore.

Qytetar të dashur të Kosovës dhe bashkatdhetarë në shtetet evro-perëndimore, mos ju besoni politikanëve mashtrues, pasi ata nuk e kanë hallin tuaj, por të pushtetit dhe pasurimit personal nga djersa e juaj. Politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues ju shfrytëzojnë vetëm si “mish për topa” (vota) të partive politike në prag të fushatave zgjedhore.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata e OKB-së e quan të paligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Putin theu marrëveshjen me Trump në një kohë rekord. BE shpall sot planin për Rusinë
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zhvillimin ekonomik
Inaugurohet fontana e Pallatit të Rinisë
Guvernatori i Rostovit paralajmëron kundër luftës civile
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?