By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti: Urrejtja dhe ekstremizmi në rritje në prag të zgjedhjeve në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raporti: Urrejtja dhe ekstremizmi në rritje në prag të zgjedhjeve në ShBA
Rajon / Botë

Raporti: Urrejtja dhe ekstremizmi në rritje në prag të zgjedhjeve në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 7:19 PM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Një raport i publikuar të martën thotë se urrejtja dhe ekstremizmi në Shtetet e Bashkuara u rritën në vitin 2023, me një numër rekord të nacionalistëve të bardhë dhe grupeve anti-LGBTQ+, që po përpiqen të minojnë demokracinë gjithëpërfshirëse të vendit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, kjo rritje e urrejtjes dhe ekstremizmit mund të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Komuniteti LGBTQ+ ishte një nga objektivat kryesore të urrejtjes dhe ekstremizmit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar të martën nga organizata “Southern Poverty Law Center”.

Studiuesit thonë se retorika e mbushur me urrejtje dhe teoritë antiqeveritare të konspiracionit ndikuan negativisht tek emigrantët dhe pakicat.

“Ekstremistët dhe ata që kundërshtojnë demokracinë gjithëpërfshirëse, e kaluan vitin e kaluar duke legjitimuar protestat e 6 janarit 2021, duke e konsideruar urrejtjen si të virtytshme dhe duke i transformuar teoritë e konspiracionit në histori të zakonshme. Mendoj se të gjitha këto veprime janë në përgatitje për zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, thotë R.G. Cravens nga organizata “Southern Poverty Law Center”.

835 grupe anti-qeveritare ishin aktive vitin e kaluar, një rritje në krahasim me një vit më parë, kur ekzistonin 702 grupe të tilla.

Raporti zbuloi se numri i grupeve aktive të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit në 595 vitin e kaluar, nga 523 që ekzistonin në vitin paraprak.

Zoti Cravens thotë se grupet po lëvizin në sferën politike me një qëllim specifik.

“Ato synojnë kufizimin e pluralizmit dhe pjesëmarrjen në proceset demokratike. Kjo është një përpjekje për të kufizuar vetë demokracinë”, thotë R.G. Cravens nga organizata “Southern Poverty Law Center”.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai është kandidati i vetëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, që mund të frenojë një rritje të retorikës së mbushur me urrejtje.

“Unë nuk do të lejojë që Donald Trumpi ta kthejë Amerikën në një vend që nuk beson në ndershmërinë, mirësjelljen dhe trajtimin e njerëzve me respekt. Nuk do ta lejojë atë ta kthejë Amerikën në një vend të mbushur me zemërim, pakënaqësi dhe urrejtje”, tha Presidenti Biden.

Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidati presidencial i republikanëve, shkaktoi polemika në kohën kur ishte president pasi ai fajësoi të dyja palët për përplasjet e dhunshme në një tubim të nacionalistëve të bardhë në vitin 2017 në Sharlotsvill të Virxhinias, që u shoqëruar me një kundër protestë.

Gjatë protestës, një supremacist i bardhë hyri me makinë mes një grupi protestuesish, duke vrarë një grua dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Presidenti i atëhershëm Donald Trump gjatë një fjalimi mbi këtë protestë tha se incidenti ishte një “shfaqje e jashtëzakonshme e urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga shumë palë”.

Zoti Trump ka mbajtur anën e grupeve që kanë udhëhequr përpjekjet për ndalim të librave si “Moms for Liberty”, të cilin organizata “Southern Poverty Law Center” e renditi sërish në vitin 2023 si një “grup ekstremist anti-qeveritar” që kundërshton arsimin gjithëpërfshirës.

“E majta radikale po shpif madje edhe për grupin “Moms for Liberty”, duke e shpallur atë grup urrejtjeje. A mund ta imagjinoni këtë?”, tha ai.

“Moms for Liberty” refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë.

Ekspertët thonë se kandidatët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me retorikën e tyre dhe duhet të eliminojnë çdo potencial për dhunë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.

“Zoti Biden duhet të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe të flasë për paqen, por edhe mbi rëndësinë e votimit në përgjithësi. Për sa i përket ish-Presidentit Trump, ai është në një pozitë të ndërlikuar, sepse ai me siguri fiton më shumë mbështetje kur përdor këtë gjuhë ekstremiste. Por, ai gjithashtu po përjashton segmente të popullatës që do të mund të votonin për të”, thotë Teal Rothschild nga Universiteti Roger Williams.

Ekspertja Teal Rothschild gjithashtu thotë se votuesit duhet të kenë kujdes nga teoritë konspirative në mediat kryesore dhe ato sociale, që mund të nxisin më tej urrejtjen dhe ekstremizmin.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Ekstremizmi, #Rritje, #Urrejtja, #Zgjedhje ShBA
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama takim me Ndihmës Sekretarin amerikan

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Kërcimtarja!
Ballkani s’fiton as ndaj Gjilanit, Malisheva me përmbysje mposht Niklin 74’
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
Kryetari i Zubin Potokut thotë se “nuk ka kushte pune” në objektin komunal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?