By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca për Blair: Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca për Blair: Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria
Lajme

Konjufca për Blair: Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 12:23 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca, ka thënë se prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të vendit, e përplotëson domethënien e kësaj date.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentari tutje u shpreh se Blair është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria.

“Prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës e përplotëson domethënien e kësaj date të shënuar. Ishte kënaqësi shumë e madhe ta prisja ish-kryeministrin britanik për vizitë, këtë mik të madh të Kosovës dhe të bisedonim mbi ato ngjarje të vitit 1999, që shënuan kthesë për fatin e popullit shqiptar në Kosovë, që prodhuan efekte të mëdha sa i përket edhe aspektit ndërkombëtar, vështruar nga pozitat e drejtësisë, humanizmit, sigurisë, të drejtave, vlerave dhe interesave strategjike perëndimore. Mbështetja dhe përpjekja e palodhur e Blair dhe Britanisë së Madhe ishin ndër faktorët kyç për të shkuar deri te përfshirja e NATO-s përbrenda dhe përkrah luftës sonë të drejtë e çlirimtare, kundër Serbisë dhe krimeve të saj monstruoze ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria”, shkroi Konjufca.

Tutje, kryekuvendari tha se e ka falënderuar Blairin për vizitën dhe i ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij.

“E falënderova për vizitën dhe i shpreha mirënjohje të thellë për kontributin e tij të shquar e të vazhdueshëm, duke theksuar se ardhja e tij në Republikën e Kosovës është gëzim në zemrat e çdo shqiptari. Blair më falënderoi për pritjen duke u shprehur i lumtur që ndodhet në vendin tonë në këtë përvjetor të shënuar të çlirimit. Po ashtu, më shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës, për rrugën e saj të integrimeve, të përparimit të gjithanshëm dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha tutje Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

TAGGED: #Glauk Konjufca, #Tony Blair
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Kosova Times Kosova Times June 30, 2025
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë?
Moldavia për herë të parë e quajti Rusinë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”
Kosova fiton mbi 80 vende pune të reja në sektorin e automobilistikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?