By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dënohet me 6 vjet burg i akuzuari për tentimvrasje në Pejë
November 25, 2025
Siguria në fokus: Komandanti i KFOR-it takon homologun moldav në Prishtinë
November 25, 2025
Abdixhiku: Propozimi për pakon ligjore u bllokua qëllimisht për 15 ditë
November 25, 2025
Media: Sekretari i Ushtrisë Amerikane u takua me një delegacion rus në Abu Dhabi
November 25, 2025
Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vulin në vizitë zyrtare në Moskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vulin në vizitë zyrtare në Moskë
Rajon / Botë

Vulin në vizitë zyrtare në Moskë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 5:37 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua të hënën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore.

Qeveria e Serbisë tha në një njoftim se Vulini “shprehu kënaqësinë që do ta vazhdojë bashkëpunimin dhe partneritetin për sigurinë e dy vendeve”.

Vulin është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Ai u takua edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko.

Qeveria e Serbisë njoftoi se gjatë takimit me Grushkon, Vulini ka falënderuar Rusinë për “përkrahjen e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” dhe votimin kundër Rezolutës për Srebrenicën.

Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Miratimi i Rezolutës u kundërshtua nga liderët në Serbi dhe nga entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinë, Republika Sërpska, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë thuhet gjithashtu se Vulin ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në Rusi.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Rusi prej ai u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë më 2 maj.

Vulin ka udhëtuar në Rusi në disa raste prej kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Hera e fundit ishte në prill, kur ai u takua në Shën Petersburg me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

Në janar të këtij viti, Vulin u nderua nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse.

Në korrik të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara e futën Vulinin në listën e sanksioneve nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe trafikim me drogë, si dhe për lidhje me Rusinë.

Në të kaluarën ai ka mbajtur disa poste politike, nga posti i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe e deri tek udhëheqja e dikastereve të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme dhe në fund shërbeu si kryespiun.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e Brukselit dhe nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

You Might Also Like

Media: Sekretari i Ushtrisë Amerikane u takua me një delegacion rus në Abu Dhabi

Bisedimet midis SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës mbi planin e paqes të Trump kanë filluar në Abu Dhabi

Macron: Duam paqe në Ukrainë, por jo një paqe që do të ishte kapitullim

Sulm masiv me dron ndaj Rusisë, ka të vdekur dhe të plagosur

Një familje në Gjermani theri ilegalisht pula, u tërbua kur u ndalua nga policia

TAGGED: #Aleksandar Grushko, #Aleksandar Vulin, #Moskë
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Jep dorëheqje kryetari i KB Prishtinës

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Ka disa procese kundër Trump në gjykatat në SHBA: Çfarë ndryshon fitorja e tij në zgjedhje?
Punëtorët e ‘Pastrimit’, të shqetësuar për rrezikimin e vendeve të punës
Një muaj paraburgim të dyshuarve që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it italian
Erdhi në një qendër rekrutimi në Ukrainë dhe tha se kishte një dërgesë, pasoi një shpërthim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?