By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: E dinim se bombardimet e NATO-s do ta kapitullonin Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mustafa: E dinim se bombardimet e NATO-s do ta kapitullonin Serbinë
Lajme

Mustafa: E dinim se bombardimet e NATO-s do ta kapitullonin Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 6:01 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Në 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, ish- komandantin e UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi i ftuar në “Info Plus” të RTK-së, tha se pas nisjes së bombardimeve nga ana e NATO-s shihej fundi i kësaj lufte.

Ndonëse, ai tha se kur ka filluar lufta ishin të përgatitur që të zgjaste shumë më shumë.

“Ne që ishim të veshur me uniforma të UÇK-së e kishim planifikuar që lufta të zgjaste shumë më shumë. Por me fillimin e bombardimeve nga ana e NATO-s shihej një dritë në fund të tunelit dhe ajo dritë ishte shumë e qartë dhe dihej mirëfilli se vendi do të çlirohej shumë shpejtë. Gjatë gjithë kësaj kohë kemi qenë në forma të tjera në lidhje me diplomacinë shqiptare dhe me ndërkombëtaret dhe kjo nuk na ka zënë të pa përgatitur”, tha Mustafa në RTK.

Sido që të jetë, ai tha se përfundimi i Luftës së Kosovës me kaq shpejtësi ishte një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që ishim të veshur nën emblemën e UÇK-së, por edhe për njerëzit që ishin të shumtë në Kosovë dhe për gjithë kombin në përgjithësi.

Ndonëse tre ditë para 10 qershorit të 1999 pati dështuar një marrëveshje në Kumanovë për përfundimin e luftës, Mustafa tha se nuk ishin të zhgënjyer për faktin se kishin informacione të sakta se këtë ditë apo atë ditë do të kapitullonte Serbia.

“Pra ne ishim të sigurt se do të bëhej kjo punë porse ishte vetëm çështje momenti se kur do të dorëzohej Serbia”, tha Mustafa.

Ndryshe nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, i dha fund luftës në Kosovë. Pikërisht sot 25 vjet më parë pra me 10 qershor të vitit 1999, pushuan bombardimet e  NATO-s, pas kësaj ditë ushtarët e UCK-së dhe të NATO-s hynë në Prishtinë. Kjo marrëveshje u arrit pas 78 ditë të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

You Might Also Like

Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

TAGGED: #Bombardimet e NATO-s, #Kapitullim, #Remi, #Rrustem Mustafa, #Serbia
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
LDK kërkon hetim parlamentar për rezervat shtetërore
Pa miell dhe makarona: Recetë për lazanjën më të lëngshme me kungulleshka
Zelenskaya: Ukraina po heton 171 raste të përdhunimit të civilëve
O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?