By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
June 28, 2025
UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
June 28, 2025
Arrestohen dy persona, u konfiskohet substancë narkotike
June 28, 2025
Nëntë persona lëndohen në aksidentin e dy veturave në Kopiliq të Skenderaj
June 28, 2025
KFOR-i polak me patrullime në zonën kufitare në veri të Kosovës
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, pezullohet dhe për nëntorin rritja e çmimit të energjisë për mbi 800 kWh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, pezullohet dhe për nëntorin rritja e çmimit të energjisë për mbi 800 kWh
Rajon / Botë

Shqipëri, pezullohet dhe për nëntorin rritja e çmimit të energjisë për mbi 800 kWh

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 11:47 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri qeveria shqiptare njoftoi sot se është tërhequr nga aplikimi për familjarët, i një çmimi disa herë më të lartë për konsumin e energjisë mbi 800 kilowat/orë për muajin nëntor. Me herët kishte qenë Korporata energjetike (KESh) prodhuesi kryesor i energjisë dhe furnizuesi i saj që i kishte bërë të ditur operatorit të shpërndarjes së energjisë, pezullimin e aplikimit të tarifave të shtuara. Për pasojë, Entit rregullator të Energjisë (ERE) i është kërkuar të ndryshojë vendimin e tij, për të reflektuar mbajtjen të pandryshuar të çmimit, pavarësisht konsumit. ERE ka njoftuar se do të mblidhet nesër.

Të njëjtin veprim qeveria e ndërmori dhe në muajin tetor, pasi më parë kishte njoftuar zbatimin, deri në 31 dhjetor të këtij viti, të një plani tarifor me dy nivele, duke ruajtur çmimin prej 11.4 lekësh (9.5 lekë + Tvsh) për konsumin deri në 800 kilowat/orë në muaj, dhe një çmim disa herë më të lartë prej 50.4 lekësh (42 lekë + Tvsh), për çdo kilowat/orë të konsumuar përtej këtij niveli.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegoi përmes një komunikimi publik se pavarësisht situatës jo të mirë hidrike, vendimi për të mos zbatuar as në nëntor tarifat me dy nivele, ishte favorizuar nga një anë për shkak të rënies së çmimeve të importit të energjisë, dhe nga ana tjetër, nga ulja e konsumit për shkak të kursimit. Ministrja Balluku, tha se krahasuar me një vit më parë, konsumi i energjisë elektrike kishte rënë mesatarisht me 7 përqind.

Në fund të muajit tetor, Komisioni europian njoftoi se Shqipërisë I ishte akorduar në formën e mbështetjes buxhetore një fond prej 80 milionë eurosh për përballimin e krizës së energjisë, ndërkohë që vendi pritet të përfitojë, që prej fillimit të vitit të ardhshëm, dhe nga një tjetër paketë 500 milionë euroshe ndihme, e parashikuar për vendet e Ballkanit.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dedaj: KIESA do të mbështesë bizneset që krijojnë produkte të reja

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Jasharaj: Në shtator s’ka greva, lajm i keq për Nagavcin dhe Muratin
Krasniqi: Kurti duhet të jap dorëheqje e përgjegjësi
Gruaja e godet me veturë policin, i shkakton lëndime trupore
Horoskopi ditor për 8 Dhjetor 2023!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?