By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Shkup mbahet Samiti i shteteve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Shkup mbahet Samiti i shteteve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
Rajon / Botë

Në Shkup mbahet Samiti i shteteve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/13 at 2:27 PM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut të enjten mbahet samiti i krerëve të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

Zyra e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha në një njoftim se pjesëmarrjen në këtë samit e kanë konfirmuar presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti malazez merr pjesë në cilësinë e ish-shtetit kryesues SEECP-it, ndërsa presidenti shqiptar në cilëson e kryesuesit të ardhshëm të këtij forumi rajonal.

Ndër zyrtarët tjerë më të lartë shtetërorë në Shkup ndodhen edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Shtetet e tjera përfaqësohen nga ministrat e Jashtëm dhe ambasadorët.

Në Samit do të jenë marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian; zëvendësdrejtori i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme të BE-së, Marko Makovec, dhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Ana Veziroglu.

Paraprakisht, është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Ministrive të Jashtëm, në të cilin është biseduar për “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore” dhe aspiratat për integrimin në strukturat euroatlantike.

“Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian, që sjell vlera të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive qëndrueshme dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”, tha ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, duke folur në cilësinë e kryesuesit të SEECP.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një iniciativë për bashkëpunim rajonal, që është lansuar më 1996.

Ajo synon të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis shteteve të Evropës Juglindore dhe ta transformojë këtë rajon në një fushë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, me synimin kryesor të integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vendet anëtare të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

TAGGED: #Samiti i shteteve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, #Shkup
Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Humbja e peshës ngadalëson plakjen e trurit deri në 9 muaj, tregojnë studimet

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Hamasi liron tre pengje izraelite. Ata u detyruan të flasin para një turme palestinezësh
Kurti pas fjalimit në KS: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi
Miller: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Në Stokholm përkujtohen viktimat e luftës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?