Matthijs de Ligt ka shprehur besimin se Holanda ka potencialin për të arritur rezultate të mëdha në Euro 2024.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten, ndërsa ekipi përgatitet për ndeshjen e parë të Grupit D kundër Polonisë në Hamburg të dielën, mbrojtësi ka folur për përparësitë e “tulipanëve”.
“Është mirë që kemi shumë djem në skuadrat kryesore në Evropë”, ka thënë De Ligt, duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së lojtarëve të Holandës që luajnë rregullisht në nivele të larta të futbollit evropian. “Kjo është shumë e rëndësishme për një turne si ky, sepse do të thotë që ne kemi përvojën e nevojshme duke luajtur kundër lojtarëve më të mirë çdo tri-katër ditë.”
Holanda ndodhet në Grupin B, së bashku me Poloninë, Francën dhe Austrinë.
De Ligt ka theksuar cilësinë e lartë të ekipit holandez dhe nevojën për të qëndruar të fokusuar gjatë gjithë turneut. “Ne kemi shumë cilësi. Ne duhet ta marrim ndeshje pas ndeshje, por mendoj se sigurisht që mund të shkojmë larg”, ka thënë ai.